“Prokuroret te hetojne pronat e marra”
TIRANE - Presidenti Bamir Topi dhe Kryeprokurorja Ina Rama kane kritikuar prokuroret, ndersa u kane kerkuar qe te jene edhe me aktive ne procese gjyqesore. Gjate perzgjedhjes se tre anetareve te Keshillit te Prokuroreve, Presidenti Topi ka bere me dije prokuroreve se kane nje detyre, te cilen dita-dites duhet ta forcojne, te behen te ndergjegjshem. “Nuk mund te kete me prokurori politike, nuk mund te kete me influenca politike, qe asgje nuk ka perfunduar, gjithcka eshte ne zhvillim, por simptomat e ketij procesi jane te dukshme”, ka bere te ditur dje Topi. Nderkohe qe, Presidenti iu ka bere me dije prokuroreve qe te gjithe njerezit duhet te jene te barabarte perpara ligjit. “Dikush burgoset me vite per vjedhjen e nje celulari, ndersa te tjere, qe mund te kene bere vepra kriminale, levizin te lire, zaptues pronash levizin te lire, i zhvillojne ato prona, i implikojne ne procese te deformimit te pronave edhe punonjesit shteterore, i implikojne edhe njerez, te cilet mund t’i kene emeruar, i implikojne edhe njerez, ose bashke implikohen”, ka sqaruar Topi. Sipas tij, kjo gje eshte bere e dukshme ne saje te ankesave te mberritur jo vetem ne Presidence. Nga ana tjeter, Kryeprokurorja u ka bere me dije te gjithe prokuroreve te jene me aktive gjate seancave gjyqesore. Sipas saj, pas nje analize te zhvilluar, ka rezultuar se te gjithe prokuroret kane kerkuar ne gjykate caktimin e masave te sigurise “arrest me burg”. Sipas Rames, ky eshte nje koncept i gabuar. Individi, sipas Rames, nuk mund te qendrojne ne qeli per neglizhence te prokurorit, por gjykata duhet te njoftohet per kriteret e te burgosurit, pasi cenohen edhe lirite dhe te drejtat e tyre themelore. Pasi kane vene ne dukje edhe mangesite e hasura ne organin e akuzes gjate kesaj kohe, i eshte lene rruge e hapur edhe konkurrimit te tre kandidateve per konkurrim per anetare te Keshillit te Prokuroreve.
Nje grup prej pese prokuroresh jane perzgjedhur nga koleget e tyre per te qene ne krye te te komisionit, i cili do te ndiqte dhe menyren e votimit per kandidatet. 12 kane qene edhe kandidatet e perzgjedhur nga ana e kolegeve te tyre, te cilet jane hedhur per 3 vendet bosh pas mbarimit te mandatit te prokurorit Arqilea Koca, ne Prokurorine e Pergjithshme, Adnan Kosova, prokuror ne Prokurorine e Krimeve te Renda dhe Artan Madani, prokuror ne Durres. Vota e pare per 3 kandidatet eshte hedhur nga Kryeprokurorja Ina Rama, e cila me pas ka dale nga salla. Me pas, nje pas nje, komisioni ka thirrur prokuroret me radhe sipas prokurorive qe ata perfaqesojne. 237 ka qene numri total i prokuroreve, te cilet kane hedhur votat e tyre. Me pas komisioni ka nisur te numeroje votat. Ne salle, e cila ishte gjysme bosh, ne resht te pare qendronte Kryeprokurorja qe po ndiqte nga afer procesin, ndersa ne rreshtat e tjera te shperndare qendronin konkurrentet. Ne nje tabele ne monitor jepeshin edhe piket per secilin. Pas numerimit te gjitha votave, komisioni shpalli edhe fituesit. Keshtu si anetare te rinjte te keshillit do te jene Perparim Kulluri, prokuror i Rrethit Gjyqesor Shkoder, i cili fitoi me 122 vota, pas tij Olsian Cela, prokuror ne Prokurorine e Krimeve te Renda, me 108 vota dhe Sokol Stojani, prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme, me 102 vota.
Redinalda Caushaj