Rama: heqja e imunitetit te Mediut hap rruge hetimit
Kryeprokurorja Ina Rama ka bere me dije diten e djeshme se heqja e imunitetit te ish- ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i hap rrugen hetimit te plote te tragjedise se Gerdecit. Sipas saj, do te jete grupi i hetimi qe te do vendose ne lidhje me Mediun. Fatmir Mediu pritet te thirret ne prokurori ditet ne vazhdim, ne lidhje me tragjedine e Gerdecit per te dhene shpjegime te tjera. Nderkohe qe, grupi hetimor do te vendose me pas nese do ta marre apo jo te pandehur kete te fundit. Ndersa do te rinisin hetimet e penguara deri ne kete kohe ne lidhje me detyren dhe pergjegjesite e ketij te fundit gjate kohes qe ishte ende me imunitet. Nga hetimet e deritanishme nga ana e prokurorise, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka nxjerre nje sere aktesh ligjore dhe nenligjore per demontimin e armeve ne fabriken e Gerdecit. Nga ana tjeter, grupi hetimor ka bere me dije se Mediu ka firmosur edhe dy kontrata per demontonim e nje sasie municionesh, pa pasur idene se ndodheshin ne depot e vendit tone.