Për Vidovdan mbyllet qarkullimi në rrugën kryesore të Graçanicës

Departamenti për shërbime publike i Komunës së Graçanicës njofton opinionin se me rastin e festës së nesërme të Vidovdanit dhe programit që organizohet për këtë, rruga kryesore e këtij vendbanimi do të mbyllet për trafik sonte dhe nesër në termine të caktuara.
Sonte rruga kryesore do të mbyllet për trafikun e automjeteve nga ora 19, nga stacioni policor e deri te rrethi, kurse nesër po ky relacion do të mbyllet për trafik nga ora 7 e mëngjesit e deri në orën 13, si dhe në mbrëmje nga ora 19. Gjatë këtij orari të kufizimit të trafikut nëpër rrugën kryesore, automjetet do të orientohen në rrugë të tjera./Indeksonline/