Për Zhegën "Angli"’ është vitrina ideale

Jetmir Halilaj
ASA (Albania Sport Agency)- Gjashtë vjet më parë e stresonte ideja se skuadra e tij do të përballej me lojtarë si Ouen, Bekam apo Skols, ndërsa tani e sheh si një lluks një ndeshje me Anglinë. "Bëhet fjalë për situata krejt të ndryshme. Atëherë më duhej të merrja pikë kundër tyre, ndërsa sot luajmë thjesht një miqësore, cka për Shqipërinë dhe lojtarët e saj është vitrina ideale për t'u ekspozuar", ka thënë ish trajneri i Kombëtares, Medin Zhega gjatë një interviste të dhënë për "Panorama Sport". Më 25 maj luajmë kundër Anglisë B, sa i shërben Shqipërisë nga ana sportive kjo ndeshje? Këto termat skuadra A skuadra B nuk më pëlqejnë kur bëhet fjalë për emra si Anglia. Ata mund të luajnë me rezervat, por të mos harroni se janë anglez dhe futbollin e kanë traditë. Ku ta gjejmë të luajmë me skuadra të tilla, ndonëse shumkush mendon se ne mund të pësojmë ndonjë goleadë që mund të dëmtojë grupin. Ju e mendoni një gjë të tillë? Absolutisht jo. Anglia është një skuadër e shkëlqyer edhe kur luan me ekipin rezervë, por jam i bindur që ndehsje të tilla nuk përfundojnë në goleadë. E din ipse? Sepse edhe ata ruhen që të mos pësojnë shumë nga skuadra të vogla si Shqipëria. Thjesht do të jetë një miqsore tesutese, e cila për ne pCërbën një ndehsje lluksi. E kam zili Baric. Përse e keni zili? Doja të thoja se kam zili Baric dhe të tjerë trajnerë që kanë marrë ekipin tonë Kombëtar, pasi unë jam larguar. Atëherë ishte e vështirë të gjeje kundërshtarë të niveleve të tilla, madje edhe të siguroje një miqësosre të thjeshtë. Kushtet kanë ndryshuar shumë, megjithatë më bëhet qejfi që lojtarët kuqezi do të mund të testohen me kundërshtarë të nivelit kaq të lartë. Ndehsje të tilla, pavarësisht rezultatit u japin besim në vetvete futbollistëve shqiptarë. Besimi në vetvete mund të arrihet edhe duke mundur një skuadër të vogël? Po, por mos harroni se Anglia është një vitrinë për Komëbtaren tonë dhe për lojtarët e saj. Në të tilla ndeshje ka menaxherë dhe specialistë futbolli të dërguar nga klube, të cilët mund t'u afrojnë mundësi të reja lojtarëve kuqezi që një pjesë e tyre të ingranohen në klube edhe më të mira se ku janë aktualisht. Lojtarët shqiptarë gjithnjë kanë dhënë më të mirën përballë skuadrave të mëdha dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për disa prej tyre që dëshirojnë të përparojnë në karrierën e tyre.