Bushi ndëshkohet me 3 ndeshje dhe 40.160 euro gjobe

ASA (Albania Sport Agency) - Alban Bushi është ndëshkuar me tri ndeshje pezullim në kampionatin grek, Superliga. Gjykata sportive greke me së fundi ka dhënë vendimin e saj. Vendimi sapo është dhënë dhe i pari e ka dhënë siti i njohur grek sport24.gr.
Sulmuesi shqiptar i Apollon Kallamarja, autori i një gjesti antisportiv në ndeshen Apollon-Panathinaikos 1-1 u ndëshkua në bazë të nenit 92 të Kodit Sportiv grek dhe përvec pezullimit do t'i duhet të paguajë edhe 40.160 euro. Mediat greke prisnin që Bushi të ndëshkohej me 3 vjet pezullim.
Sipas informacionit që ka dhënë më parë klubi i Apollon Kallamarja, të ardhurat vjetore të 33-vjecarit janë 59.000 euro