Osasuna: “Nuk kemi frikë nga Sevilja”

Spanja mund të ketë për herë të parë dy përfaqësuese në finalen e Kupës UEFA, ku të paktën njëra prej tyre është e padiskutueshme. Dhe ky është fituesja e ciftit Osasuna-Sevilja. Katër finale 100 për qind italiane janë zhvilluar në vitet 90, ndërkohë që Gjermania dhe Anglia ia kanë dalë kësaj vetëm nga njëherë. Sevilja, fituesja në fuqi që dëshiron ta mbrojë titullin ashtu sic bëri Reali i Madridit në vitet 1985-1986, konsiderohet si favorite në raport me Osasunën, klubin që renditet në vendin e 14 në kampionatin spanjoll. Osasuna, që merr pjesë për herë të parë në një gjysmëfinale të kompeticioneve europiane, rezulton e jo e lehtë për Seviljen, kur bëhet fjalë për ndeshjet e kampionatit spanjoll. "Të enjten ne do të luajmë një ndeshje të vështirë, një nga më të vështirat, pasi eksperienca na ka treguar se ndeshjet tona me eliminim direkt kundër Osasunës kaën qenë negative", deklaroi presidenti i Seviljes, Zhoze Maria del Nido. Formacioni i Seviljes është i plotë në përballjen e sotme. "Ne e respektojmë Seviljen pasi ne e dimë se është një superekip, por ne nuk kemi frikë", deklaroi portieri i Osasunës, Karlos Kuelar. "Ne e dimë që nëse do të luajmë mirë ne mund të krijojmë edhe ndonjë surprizë". Osasuana mori një lajm të mirë në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës UEFA përballë Seviljes, mbajtëses së titullit: dy mesfushorët Lydovik Delporte dhe Paxi Punjal janë të gatshëm pasi kaluan dëmtimin. 31-vjecari Punjal, titullar në 24 ndeshje të Primera Divizion dhe tetë të tillave në Kupën UEFA, mungonte që nga 28 marsi i kaluar, për shkak të një dëmtimi në stërvitje të kaviljes së këmbës së djathtë. Nga ana tjetër, francezi 27-vjecar Delporte, që aktivizohet për të tretin sezon radhazi te Osasuna rikthehet pas dëmtimit të 3 janarit. Gjithsesi për Osasunën do të mungojë ndërkombëtari iranian Javad Nekunam (26 vjec) për shkak të dëmtimit në gjurin e djathtë.