Espanjol-Verder. Frings: Ne dimë të fitojmë

Katër skuadra, tre spanjolle: Sevilja, Espanjol dhe Osasuna si dhe një gjermane, Verder Bremeni do të nisin sot betejat e dyfishta për të zgjedhur pas një jave dy ekipet që do të diutojnë finalen e Gllazgout, me 16 maj 2006. Mesfushori i Verder Bremenit, Torsten Frings, është i bindur se ekipi i tij mund të mundë cdo ekip të Europës: "Ne dimë si të fitojmë këtë turne". Deklarata e fortë e gjermanit është bërë para ndeshjes gjysmfinale të Kupës UEFA, Espanjol-Verder Bremen (sot ora 20:45, direkt në Vizion Plus dhe Egnatia TV). Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Osasuna-Sevilja (mbajtësja në fuqi e Kupës).
"Unë mendoj, se Espanjoli është më e fotë se Selta Vigo", pohoi drejtori sportiv i Verderit, Klaus Allofs. skuadra spanjolle Espanjol, që me 27 golat e shënuar është shndërruar në formacioni më të rrezikshëm në sezonin aktual të Kupës UEFA, e shikon gjysmëfinalen e parë shtëpiake kundër Verder Bremenit si një avantazh të madh. Futbollisti i Espanjolit, Raul Tamudo duke folur për faqen zyrtare të klubit të tij pohoi: "Verder Bremen është favorit, pasi vjen nga Liga e Kampioneve, është një ekip i madh dhe ka një potencial të të gjitha repartet. Verderi është një uadër e madhe në Gjermani ku lufton për titull dhe është në gjysmëfinalet e Kupës UEFA". Për sa i përket parashikimit të rezultatit Tamudo thotë: "1-0 do të ishte një rezultat i mirë, pasi i detyron kundërshtarët tanë të shënojnë dy gola. Gjithsesi janë 180 minuta në lojë në të dy takimet dhe ne duhet të jemi shumë të përqendruar si këtu në Spanjë ashtu dhe në Gjermani pas një jave". Të dy ekipet nuk kanë ndeshur kurrë më parë në Kupat e ndryshme europiane. Espanjoli arriti në raundin me 32 ekipe si fitues i Grupit F, kurse gjatë rrugës drejt gjysmëfinaleve, uadra spanjolle elimiminoi Livornon e Italisë(1-2, 2-0). Në një të tetat Espanjoli nxori jashtë garës uadrën izraelite Makabi Hajfa (0-0,4-0), ndërsa në cerekfinale mposhti Benfikën e Lisbonës me një fitore në shtëpi 3-2 dhe një barazim 0-0 Lisbonë.
Barazimi pa gola në Lisbonë ishte dhe ndeshja e 50 e Espanjolit në Kupën UEFA. Rruga e Verder Bremen ishtë pak më ndryshe. uadra gjermane erdhi në 32 ekipet më të mira të Kupës UEFA si e treta e Gruoit A të Ligës së Kampioneve, ku u rendit pas Celsit dhe Barcelonës. Verderi eliminoi gjatë rrugës së tij skuadrën e njohur holandeze Ajaksin e Amsterdamit me dy fitore: 3-0 në shtëpi dhe 3-1 në transfertë. Verderi fitoi me Selta Vigon 1-0 në transfertë të cilën e shoqëroi me një fitore 2-0 në shtëpi dhe më pas cerekfinale shkatërroi holandezët e AZ Alkmarr me një 0-0 në Holandë dhe 4-1 në "Vesershtadion". Espanjoli në kupat e Europës është përballur më katër kundërshtarë nga Gjermania. Në sezonin 1976/1977 me Eintracht Braunshvajgun; në sezonin 1987/88 me VfL Borussia Menshengladbah dhe dhe po në këtë sezon me Bayer Leverkusen. Në sezonin 2005-2006 i erdhi radha Shalke 04 të përballej me Espanjolin. Në tetë ndeshje kundër kundërshtarëve gjermanë, Espanjoli ka fituar katër takime dhe ka humbur po tetë, një golaverzh 12:8. Verder Bremeni është eliminuar katër herë nga ekipe spanjolle, tri herë rresht në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve nga ekipe të Primera Divizion. Në 14 ndeshjet e zhvilluara në kompeticionet europiane kundër formacioneve spanjolle, Verderi ka fituar pesë takime, tre barazime dhe gjashtë humbje, me një golaverazh 15:19. Katalanasit e Espanjol kanë shënuar 27 gola, duke pësuar vetëm tetë nga kundërshtarët. Sulmuesi uruguajan Valter Pandiani me 10 golat e tij në Kupën UEFA është dhe golashënuesi më i mirë, ndërkohë që Luis Garsia ka në llogarinë e tij gjashtë gola. Espanjoli do të luajë në ndeshjen e sotme pa të pezulluarit Francio Cika, Luis Garsia und Pablo Havier Zabaleta, të cilët u ndëshkuan me karton të verdhë në ndeshjen kundër Benfikës. Bremen nga ana e tij nuk ka asnjë të pezulluar, por gjashtë lojtarë: portieri Tim Vieze, Tim Borovi, Torsten Frings, Klemens Fritc, Diego, Naldo dhe Piere Uome do të mungojnë në ndeshjen e kthimit, më 3 maj, nëse do të ndëshkohen sot me kartonë të verdhë. Mbrojtësi 24-vjecar Kristian Shulc i Verderit ishte rikuperuar plotësisht në dëmtimin në kofshë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Espanjolit.
Mozaik gjigand
Tifozëria dhe klubi i Espanjolit janë përgatitur për të t'i dhënë një kolorit maksimal tribunave të stadiumit të tyre, ku një mozaik prej 30.000 kartolinash plastike do të formojnë një flamur të madh të Espanjolit në momentin që lojtarët do të dalin në terrenin e lojës. Një flamur i madh (22x20metra) dhe dhjetë më të vegjël (4x2,5 metra) do të valëviten nga tifozët.
Vetëm katalanas
Espanjoli, apo sic njihet zyrtarisht "Reial Club Deportiu Espanyol" është themeluar më 28 tetor 1900 nga disa studentë të Universitetit të Barcelonës. Ndryshe nga ekipet e tjera spanjolle që në formacionin e tyre kishin përgjithësisht anglezë dhe lojtarë të kombësive të tjera, Espanjoli kishte në gjirin e tij vetëm futbollistë katalanas.