Për bosët e narkotikëve 6 vjet burgim

(E plotësuar)Në Gjykatën Themelore në Gjilan të enjten është shpallur aktgjykimi ndaj Ekrem Sejdiut, Naser Kryeziut dhe Musa Avdijës. Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku dënoj dhe shpalli fajtor për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge “me nga 2 vite burgim secilin veç e veç derisa Naser Kryeziu mori edhe 45 ditë shtesë për shfrytëzim të paautorizuar të armës, transmeton rjaonipress.
Në Gjykatën Themelore në Gjilan të kryesuar nga kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku është shpallur aktgjykimi ndaj grupit të njohur si bosët e mariuhanës.
Gjykatësi Hasan Sadiku duke shpallur aktgjykimin tha se Ekrem Sejdiu nga fshati Vërbicë e Zhegovcit me vendbanim në Hajvali, Naser Kryeziu(1991) nga Hajvalia dhe Musa Avdija (1990), nga Hajvalia janë fajtor sepse më 23 janar 2013 pasi paraprakisht i kanë ndarë rolet i pandehuri Naser Kryeziu dhe Musa Avdija kishin blerë substancë narkotike të llojit mariuhanë, me peshë prej 5 kg e cila ishte nisur nga Hajvalia kurse destinacion kishte fshatin Malishevë të Gjilanit.
Sipas aktakuzës të pandehurit ndalen nga policia në Parallovë dhe kapen nga njësiti antidrogë. Gjykatësi Hasan Sadiku duke u bazuar në këto prova shpalli fajtor dhe dënoj
për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge”, me nga 2 vite burgim secilin veç e veç, derisa Naser Kryeziu mori edhe 45 ditë tjera shtesë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
------
Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it i ka liruar dy persona të cilët ishin akuzuar për veprat penale të përdhunimit, si krim i luftës, ndërsa e ka dënuar vetëm njërin prej tyre për posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve.
Jovica Dejanoviq u shpall i pafajshëm për përdhunim, si krim i luftës dhe për posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve. Gjorgje Bojkoviq u shpall i pafajshëm për përdhunim, si krim i luftës, mirëpo u dënua me burgim në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj për posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve, thotë kumtesa e EULEX-it.
Dënimi i tij u pezullua me kusht për një periudhë prej dy viteve. Gjykata i liroi Dejanoviq dhe Bojkoviq nga akuza për krime të luftës sepse nuk u dëshmua përtej dyshimit të bazuar se të pandehurit i kishin kryer veprat penale për të cilat ata akuzoheshin.
Rasti është ndjekur nga prokurorët special të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës./Indeksonline/