Stefanoviq: Ulësen në OKB e foli Daçiq vet

Ish-kryenegociatori serb Borisllav Stefanoviq, ka shfaq shpresën që ditëve të ardhshme të arrihet një marrëveshje për normalizimin e raporteve me Prishtinën, dhe se është mirë që këto negociata vazhdojnë nesër në Bruksel.
Stefanoviq, në cilësinë e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, tha se marrëveshja, nëse ndryshohet anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, do të jetë i pranueshëm për palën serbe, transmeton Rel.
Në një deklaratë për agjencinë Beta, ai tha se nuk e kupton habinë e zyrtarëve në Beograd për kërkesën e Prishtinës për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar, kur kjo kërkesë është bërë që nga dita e parë e negociatave.
“Nuk e kuptoj përse po shihet si befasi që Prishtina tani po kërkon diçka të tillë, pasi edhe vet kryeministri [Ivica Daçiq] ka dhënë deklarata për ate se Prishtina do të mund të ketë ulesën ne Kombet e Bashkuara”, ka thënë Stefanoviq.
Stefanoviq që është tani në opozitë, thotë se ka ardhur koha që qytetarët në Serbi të mësojnë të vërtetën se institucionet serbe në veri të Kosovë, do të jenë institucione serbe të Kosovës, dhe se asociacioni i komunave serbe, do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës./Indeksonline/