E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përzgjidhet shtatorja e ish - presidentit Ibrahim Rugova

Komisioni profesional i emëruar nga Komuna e Prishtinës, ka bërë përzgjedhjen artistike të shtatores se ish Presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e cila do të vendoset në Sheshin e Pavarësisë “Ibrahim Rugova”. Nga 33 oferta që kanë konkurruar, komisioni ka përzgjedhur 6 prej tyre.

Komisionin e kanë përbërë këto institucione: Akademia e Artëve dhe Shkencave të Kosovës, Fakulteti i Artës në UP, Fakulteti i Arteve të Tiranës dhe Komuna e Prishtinës. Pjesë e vlerësimeve të propozimeve të dorëzuar ka qenë edhe familja e ish Presidentit Rugova.

Të martën, më 23 prill, do të bëhet hapja publike e ofertave financiare, ndërkaq të mërkurën pritet të bëhet përzgjedhja dhe publikimi i ofertës fituese.

Këto janë vlerësimet e komisionit për ofertat e përzgjedhura./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›