E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për çfarë na duhet propaganda!



Për herë të parë, e gjithë trashëgimia monumentale përfshihet në një hartë. Ndonëse deri më tani, historia e monumenteve kulturore gjendej e shpërndarë në artikuj e botime të veçanta, tani gjithçka do të përfshihet në “Hartën arkeologjike të Shqipërisë”. Një botim, i cili vjen si ide e UNESCO-s me autorë dhe studiues Apollon Baçen, Neritan Cekën dhe Muzafer Korkutin, nën koordinimin e akademikut francez, Pierre Cobanes.

“Në këtë libër janë përfshirë të gjitha monumentet e vendit tonë deri në kohën romake”, - shprehet studiuesi Apollon Baçe

Që kemi qenë një shtet i madh, plot pasuri, me filozofi e kulturë letrare, që shteti i Epirit ka qenë tepër i fuqishëm - për tre studiuesit e monumenteve nuk përbën çudinë, as patetizmin për ta pranuar me inferioritetin e kohës. Pra, duhet thënë në këtë pikë propaganda është shumë e dobët dhe specialistët e pranojnë humbjen e kohës dhe njohjen e pakët. Por, kjo tani është shndërruar në një punë konkrete, kur për herë të parë e gjithë trashëgimia monumentale përfshihet në një hartë. Ndonëse deri më tani, historia e monumenteve kulturore gjendej e shpërndara në artikuj e botime të veçanta, tani gjithçka do të përfshihet në “Hartën arkeologjike të Shqipërisë”. Një botim, i cili vjen si ide e UNESCO-s me autorë dhe studiues Apollon Baçen, Neritan Cekën dhe Muzafer Korkutin, nën koordinimin e akademikut francez, Pierre Cobanes.

“Në këtë libër janë përfshirë të gjitha monumentet e vendit tonë deri në kohën romake”, - shprehet studiuesi Apollon Baçe, i cili tregon se për çdo njërin prej tyre janë trajtuar pozita gjeografik, arkitektura, historiku, identifikimi dhe periudha, gjetjet arkeologjike, dhe së fundmi edhe bibliografia ku janë mbështetur. Po ashtu ai tregon se përveç këtyre veçorive, janë paraqitur edhe objekte specifike që u përkasin monumenteve, si monedha, qeramika, statuja etj. Kështu, si shembull ai merr rastin e Antigoneas për të cilin thotë se “në këtë rast është paraqitur fortifikimi, i cili është krijuar në dy faza, emërtimi i tij, nga e ka origjinën ky emër, në cilin sistem hyn, cilat të reja sjell ky lloj fortifikimi, apo edhe çfarë roli ka luajtur në historinë e ngjarjeve politike të asaj kohe, duke filluar që nga Fonikia që ka qenë përkohësisht kryeqendër e Epirit”. Sipas tij, një prej të metave të këtij botimi është mungesa e citimeve. Kjo për shkak se periudhat e studiuara dhe të hedhura në fletët e kësaj harte janë të pjesëtuara me tre autorët e mësipërm.

Për këtë Apollon Baçe ka punuar më tepër për pjesën e antikitetit, bashkë me Neritan Cekën, ndërsa prehistoria është përgatitur nga akademiku Muzafer Korkuti.

“Nëse unë nuk mund të jem dakord me diçka të caktuar, duhet të filloj të kritikoj vetveten. Kështu për shembull Antigonea është punuar nga unë, ndërsa Bylisi është bërë nga Neritani. Megjithatë, mendoj se ky është një nga librat më konsistent, pasi unë e njoh këtë lloj letërsie”. Baçe ndalet në një tjetër moment, kur në libër përmendet që në fillimet e shekullit të tretë, atëherë kur ishte bumi më i madh i helenizmit dhe eksperti më i fuqishëm në botë ka qenë shteti i Epirit.

“Ata kishin një traditë filozofike letrare të gjatë dhe artistike dhe mjaft elementë, që në botë kanë luajtur një rol të rëndësishëm, duke filluar që nga tulla që është elementi bazë i ndërtimit. Ne kemi shumë pasuri të tilla, por shumica nuk arrijnë ta kuptojnë, pasi propagandimi është shumë i dobët”, - thotë autori.

“Harta arkeologjike e Shqipërisë”, është botuar në shqip dhe në gjuhën frënge njëkohësisht, si dhe shpërndahet falas. Një lloj guide në trajtën e inventarit që çdo i huaj ka mundësi që të njihet me atë çfarë është publikuar. “Ai që e lexon, kupton që ky popull ka një kulturë dhe traditë të lashtë. Ne fusim në arkeologjizëm një lloj dinjiteti qoftë nga ajo që kemi, apo edhe nga studimet që janë të një standardi ndërkombëtar. Ky është një libër që u shërben studiuesve, apo një personi të thjeshtë, duke qenë se gjithçka është rezultat i koncentratit të studimeve të mëparshme”, - shprehet Baçe. Ai shton se ndër të tjera në këtë botim ka edhe materiale të papublikuara më parë. “Mund të përmend shprehjen “Po pe një herë nuk sheh asgjë, po pe një mijë herë, sheh një herë”. Janë objektet që ne i kemi parë disa herë, por sa më shumë të rritet niveli i njohjes, aq më tepër je në gjendje të gjykosh për të, siç mund të jetë rasti i Malçen, i cili nuk është botuar ndonjëherë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›