E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna gjen në Facebook djalin e humbur prej 27 vjetësh

30/05/2009  Një nënë angleze është bashkuar me të birin pas 27 vjetësh, falë Facebook-ut.

Ka qënë motra e gruas që e ka njohur nipin në një foto ne faqen sociale, ndërsa për te e ëma mendonte se ia kishin rrëmbyer. Avril Grube, 62 vjeç, tregoi se i kishte shkëputur lidhjet me te birin qe prej vitit 1982, kur ishte ndare me bashkëshortin hungarez. Ajo kishte fituar kujdestarinë e fëmijës, por i ati kishte te drejte ta vizitonte. Ne njërën prej vizitave ai e kishte marrë me vete dhe nuk e kishte kthyer më.

Ndonëse gruaja ishte përpjekur të vendoste kontakte me te shoqin për te cilin mendonte se e kishte çuar fëmijën në Hungari, nuk ia kishte arritur qëllimit, ndërsa i shoqi kishte vdekur në vitin 2006.

Pak kohë më parë e motra e gruas kërkoi emrin e nipit në Facebook dhe u habit kur zbuloi vendlindjen dhe emrin e nënës se tij. Me pas nisi komunikimi me e-maile. Mësohet se djali tani është 30 vjeç, është i martuar me fëmijë dhe prej pese vitesh ishte vene ne kërkim te nënës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›