Ankthi i maturës! Çfarë fshihet pas provimeve
Ankth, stres, shqetësim, vështirësi për t’u përqendruar dhe në gjetjen e një ekuilibri. Shkolla mbaroi. Përpara janë provimet e maturës dhe më pas ato me zgjedhje. Dalëngadalë po mbërrihet drejt “finishit”. Dhe më pas të gjithë do të brohorasin fituesin.
Atëherë, cila është sfida e radhës tek adoleshentët, pasi kanë kaluar një moshë që vështirë t’u përcaktohet, t’u hyhet në gjak? Provimet e maturës, sprova që i bën ata të hedhin hapin e parë drejt jetës së përgjegjshme, asaj të të menduarit për herë të parë se çfarë do të ndodhë me jetën e tyre? Kush do të jenë ata në të ardhmen? Kanë marrë fund vetëm dëshirat, vetëm ëndrrat, tani është radha e realitetit. Por praktikisht, ajo që kanë nevojë tani për tani, është kthjelltësia dhe këshillat e shëndetshme se si t’ia hedhin kësaj gjendjeje ankthi.
Blerta Mrishaj
Shkolla mbaroi. Përpara janë provimet e maturës dhe më pas ato me zgjedhje. Dalëngadalë po mbërrihet drejt “finishit”. Dhe më pas të gjithë do të brohorasin fituesin. Pas një maratone të gjatë këputja e litarit në krye të rrugës të jep kënaqësi. Arrite atë që deshe. Kur fitohet, justifikohet i gjithë mundi dhe sforcot e bëra gjatë rrugës.
Ti lufton për atë që dëshiron dhe kur i arrin, ndihesh si në parajsë. Edhe maturantët, si në atletikë, vrapojnë, për të mbaruar provimet me sukses dhe për të fituar profesionin e ëndrrave të tyre. Por ndodh shpesh që gjatë rrugës të ndeshin pengesa që i bëjnë të mendojnë. Madje edhe të vënë në dyshim rrugën që kanë zgjedhur.
Atëherë, cila është sfida e radhës tek adoleshentët, pasi kanë kaluar një moshë që vështirë t’u përcaktohet, t’u hyhet në gjak? Provimet e maturës, sprova që i bën ata të hedhin hapin e parë drejt jetës së përgjegjshme, asaj të të menduarit për herë të parë se çfarë do të ndodhë me jetën e tyre? Kush do të jenë ata në të ardhmen? Kanë marrë fund vetëm dëshirat, vetëm ëndrrat, tani është radha e realitetit.
Këto dilema duket se i mundojnë më shumë sesa provimet që ata kanë përpara, por që shpesh ankthet e tyre, të tanishme, frikërat, dyshimet, ngatërrohen me sfidën e fundit të maturës. Nuk është e vërtetë?! Psikologët në këtë rast nuk u hyjnë në punë, sepse ky është i vetmi moment kur adoleshentët e ndiejnë realisht çfarë po ndodh me ta. Po hyjnë në pyetjet e mëdha të jetës: cilët janë, çfarë do të bëjnë, kush do të jenë? Por praktikisht, ajo që kanë nevojë tani për tani, është kthjelltësia dhe këshillat e shëndetshme se si t’ia hedhin kësaj gjendjeje ankthi. Maturantët gjenden përballë kërkesave të mësuesve, prindërve dhe vetvetes.
Këshilla
Maturantët përjetojnë ankth, stres, shqetësim, vështirësi për t’u përqendruar dhe për të gjetur një ekuilibër. Gjatë periudhës së provimeve, si të maturës dhe atyre me zgjedhje, psikologët këshillojnë që maturantët të krijojnë një regjim të tyrin. Për të mbajtur mendjen dhe trupin e freskët duhet që të ndjekin një stil jete të përshtatshëm për të ruajtur aftësitë e trupit dhe në të njëjtën kohë për të nxitur trurin dhe për të ruajtur funksionet e mendjes. Në këtë periudhë, rreziku për t’u shtuar stresi është i madh. Ndërkohë që pasojat do të ishin prishja e ekuilibrit. Por psikologët këshillojnë mënyra se si ta shmangin me qëllim që gjërat të shkojnë sa më mirë. Fillimisht, maturantët duhet të zgjedhin një dietë fikse, pra ushqimin që juve ju pëlqen ta hani, por pa prishur regjimin e të ngrënit, në këtë mënyrë do të arrini të gjeni harmoninë midis trupit dhe dëshirave tuaja. Vendosni oraret kur të mësoni dhe respektojini ato. Asnjëherë mos neglizhoni orarin e pushimit, vetëm në këtë mënyrë do të jeni të freskët për orët në vijim. Mundohuni të jeni gjithnjë të qetë. Përpiquni të ndani kohën në mënyrë të përsosur. Ndonjëherë mos ngurroni të flisni me miqtë për problemet tuaja apo gjithçka që ju ka zënë syri gjatë ditës tënde.
Ushqimet
Ushqimet antistres do të përkufizonin psikologët. Në fillim duhet ushqyer truri. Në qoftë se ai nuk stimulohet, mund ta humbni, duke i shteruar fuqitë dhe aftësitë e tij, që në moshë të mesme, duke bërë gjimnastikën fizike dhe mendore. Ndiqni një dietë të rregullt, mos u ndikoni nga stresi, duke përdorur shumë vakte që “të ngushëllojnë”. Nuk është e thënë që duhet të hani vetëm tri vakte në ditë. Pas një dite të lodhshme dhe stresuese, trupi ka nevoje për energji. Lëngjet, vitaminat, disa ëmbëlsira mund t'ju bëjnë të ndiheni më energjikë. Përdorni ndonjëherë edhe një integrator multivitaminoz.
Stresi ka rrjedhoja shumë negative mbi trurin. Forca e mendjes varet nga ajo e trupit. S’duhet ta lejoni veten të shëndosheni shumë, të mos bëni një jetë shumë statike dhe mundohuni të praktikoni gjithmonë një aktivitet të matur fizik. Ushqimi i gatshëm nuk i bën mirë trupit dhe as mendjes. Mbrohuni nga këto ushqime, duke përdorur një dietë të bazuar në yndyra “të mira” dhe me substanca antioksiduese, duke mos përdorur shumë pije alkoolike. Gjithashtu, izolimi shoqëror është një faktor rreziku për të moshuarit, sepse është e vështirë të lidhësh shoqëri në moshën e tretë. Prandaj, ruajini shoqëritë e vjetra. Përdorni më tepër ushqime të pasura me antioksidantë: fruta, fruta pylli, zarzavate, çaj. Përdorini, por më rezerva, ushqime që përmbajnë të tilla, si: margarina, vaji i lulediellit, vaji i misrit, patate të skuqura etj. Perimet dhe frutat përmbajnë përbërës natyralë të papërpunuar të cilat i japin organizmit lëndët e duhura ushqimore. Hani ushqime të pasura me yndyra Omega-3, ose siç quhen ndryshe yndyra “të mira”, që kanë përqendrim të lartë të Omega-3, të cilat janë: vaji i ullirit, vaji i linit, peshku: salmon, sardele, troftë, ton, arra etj. Dieta e pasur ushqimore përfshin jo vetëm frutat dhe perimet, por edhe mishin, peshkun, vezën, fibrat etj., për të qenë një dietë e pasur dhe e larmishme. Pakësoni ato ushqime që janë të pasura me Omega-6 ose siç quhen ndryshe yndyra "të këqija", që kanë përqendrim të lartë të Omega-6, ku hyjnë: mish qengji, gjalpi, djathëra të yndyrshme, qumësht i paskremuar, majoneza etj. Disa ushqime të pasura me yndyra, qoftë edhe ato të përpunuara, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit, të quajtur kolesteroli i keq. Ndiqni një dietë të rregullt, mos u ndikoni nga stresi, duke përdorur shumë vakte që “të ngushëllojnë”. Nuk është e thënë që duhet të hani vetëm tri vakte në ditë. Pas një dite të lodhshme dhe stresuese, trupi ka nevoje për energji. Lëngjet, vitaminat, disa ëmbëlsira mund t'ju bëjnë të ndiheni më energjikë. Përdorni ndonjëherë edhe një integrator multivitaminoz.