Për gratë e me gratë, edhe pak politikë...

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, organizoi një koncert të madh festiv në Pallatin e Kongreseve, të titulluar "Gruaja shqiptare në 100 vjet pavarësi”.
Në takimin festiv merrte pjesë edhe kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e mijëra gra të tjera nga Shqipëria.
"Për ne gratë shqiptare kjo ditë e këtij viti është edhe më e veçanta. Në 100 vjetorin e flamurit ne kujtojmë me krenari ikonat e trimërisë, fisnikërisë dhe sakrificës së gruas. Nderojmë ato gra që nuk ua dimë emrat, ato që mësuan dhe ruajtën gjuhën shqipe, ato që lindën Ismail Qemalin e Hasan Prishtinën. Një nderim i veçantë shkon për gratë shqiptare në Kosovë, ne jemi krenare për trashëgiminë që ato na kanë përcjellë në shekuj. Në emër të Kuvendit shpreh mirënjohjen e thellë për gruan shqiptare", theksoi Topalli
Policia e Shtetit dekoron 6 oficere të Guardia di Finanza
Një grup përfaqësuesish të Misionit Guardia di Finanza në Shqipëri u nderuan sot me medalje për kontributin e çmuar që kanë dhënë në të mirë të Policisë së Shtetit dhe në forcim të bashkëpunimit midis popullit italian dhe atij shqiptar. Ne ceremoninë e organizuar me këtë rast, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ishin të pranishëm ministri i Brendshem, Bujar Nishani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit dhe Misionit Guardia di Finanza në Shqipëri.
Topi dekoron gazetaret dhe ushtaraket
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi sot paradite në një ceremoni të veçantë, figura të njohura në fushën e gazetarisë, me rastin e Festës së 8 Marsit. Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe Zonja e Parë, Teuta Topi si dhe merrnin pjesë gazetarë të ndryshëm, folës të njohur të ekranit, drejtues të shoqatave të gazetarëve, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit. Presidenti Topi dekoroi me Urdhrin “Nënë Tereza”, Nexhmije Zajmin (Pas vdekjes), me motivacionin: “Një ndër shembujt e ndritur në rrugën e vështirë të emancipimit të femrës shqiptare që u ngrit mbi normat dhe mentalitetin e shoqërisë patriarkale dhe u bë një veprimtare e shquar shoqërore dhe profesioniste e zonja në fushën e gazetarisë”.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit dekoroi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, zonjat: Adile Xhabijen, me motivacionin: “Për kontribut të veçantë si veprimtare për çështjen e emancipimit të femrës shqiptare dhe si një ndër gazetaret e para në vendin tonë, pas Luftës së Dytë Botërore”, si dhe Tefta Radin, me motivacionin: “Gazetares së mirënjohur të Radio-Televizionit Shqiptar që me punën profesionale dhe me personalitetin e saj u bë një ndër figurat më të respektuara të ekranit”. Gjithashtu, Presidenti ka dekoruar edhe disa ushtarake të njohura për kontributin e tyre. Topi u dorëzoi Medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, me motivacionin: “Për merita dhe kontribut të çmuar në shërbim të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Nënkoloneles Rudina Kadriu, Nënkoloneles Vebie Sala, Kapitenes Aida Kërçuku, Kapitenes Dafina Xhixho, Togeres Blerina Breçani, Togeres Blerina Çipa, dhe zonjës Alketa Poçari.
Berisha uron punonjëset e Kryeministrisë
Krahas aktiviteteve të tjera, Kryeministri Berisha u uroi sot 8 marsin punonjëseve të Kryeministrisë dhe ndau bashkë me to disa momente festimi, duke vlerësuar rolin e tyre të jashtëzakonshëm në çdo fushë të jetës. Kryeministri tha se kontributi i tyre në këtë institucion të lartë të shtetit, ku projektohen dhe zbatohen reformat e zhvillimit dhe integrimit të vendit, është shumë i admirueshëm dhe me vlerë të madhe.
Rama: Ditë reflektimi për më shumë barazi
Edhe kryetari i Partisë Socialiste, lëshoi sot një mesazh për gratë në vend, duke e konsideruar këtë ditë si një mundësi për reflektim dhe të drejta të barabarta. “Në këtë 8 mars është dita për të reflektuar për sa shumë ende duhet bërë që gratë dhe vajzat në Shqipëri të kenë liri e të drejta të barabarta me ato që gëzojnë simotrat e tyre në botën e lirë. Që gratë dhe vajzat në Shqipëri të mos diskriminohen e mbeten pas, të mos vuajnë dhunën në familje e papunësinë që ndër gratë është edhe më e përhapur se ndër burrat, të mos bien viktimë e paragjykimeve apo e ringjalljes në plot zona të vendit të një sjelljeje izoluese ndaj tyre. Që gratë dhe vajzat në Shqipëri të mos mungojnë si sot, jo për faj të tyre, në rolin e patjetërsueshëm që natyra e liria u ka përcaktuar për ekuilibrat e sotëm shoqërorë të vendit. Nëse do t’ua mundësojmë që ta luajnë këtë rol s’ka pikë dyshimi se Shqipëria do të bëhet shumë më e fortë politikisht dhe ekonomikisht”, shkruan ai.
AK: Vëmendje grave në gjakmarrje
Edhe Aleanca Kuqezi zhvilloi aktivitete me rastin e Ditës së Gruas, ku përfaqësuesit e këtij grupimi u ndalën tek familjet e ngujuara. Së bashku me dhjete gratë e ngujuara përfaqësueset e Aleancës se Gruas Kuqezi organizuan një mëngjes feste. “Rehabilitimi dhe siguria e jetës së këtyre grave është një detyrë minimale e një shteti social, por për fatin e tyre të keq, ne nuk kemi një shtet social", u shprehen përfaqësueset e Aleances se Gruas KuqeZi, Florentia Xheka.
LSI: Fuqizim të rolit të gruas
Lëvizja Socialiste për Integrim e vuri theksin tek fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri. “LSI beson se fuqizimi i zërit të gruas dhe roli i saj aktiv në shoqëri janë aspekte thelbësore, që ndikojnë drejtpërdrejtë ne zhvillimin e qëndrueshëm te vendit, ne ndërtimin e paqes dhe në anëtarësimin dhe integrimin e vendit në BE”, tha N/Kryetarja e LGI Klajda Gjosha. /S.Ll/Start/
2012-03-08 16:41