Reformën në Drejtësi, Opozita nis tryeza, mazhoranca e refuzon
TIRANË-Ashtu sic ishte parashikuar opozita ka mbajtur sot tryezën për Reformën në Drejtësi, dhe ashtu sic ishte paralajmëruar, mazhoranca refuzoi ftesën e PS.
Në takimin e nisur në ora 12:00, në një prej lokaleve në periferi të kryeqytetit, përveç kryetarit të grupit të LSI-së Lefter Koka, dhe asnjë nga demokratët nuk është i pranishëm.
Një nga konstitucionalistët, Luan Omari tha se në gjykata duhet inspektim dhe kjo të bëhet vetëm nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ai sugjeroi që në Prokurori të kryhet një decentralizim ndërsa këshilloi që për ligjet e rëndësishme që kërkojnë 3/5, PS të japë kontribut.
Mungesa e demokratëve
Në fjalën e tij deputeti Fatmir Xhafa, njëherësh sekretar për çështjet ligjore në PS, ka shprehur keqardhjen për mungesën e kolegëve të tij demokratë.
“Kjo tryezë është një shans për të diskutuar të gjitha problemet që ka sot drejtësia shqiptare. Opozita ka paraqitur një dokument ku Partia Socialiste paraqet kundërvështrimin e saj në lidhje me reformën në drejtësi, e si i tillë duhet parë si dokument mbi të cilin duhet të punohet”, tha Xhafa.
Sipas tij, të majtët janë të gatshëm të votojnë ligjet që kërkojnë 84 vota, por, siç u shpreh Xhafa, ky proces shkon përtej ngritjes së kartonëve në Kuvend.
Po kështu pas tyrezës u shpreh kreu i PS Rama. Sipas tij pala tjetër me këtë refuzim të tryezës tregoi qartë se nuk ed o integrimin. “Pala tjetër nuk erdhi në tryezën për drejtësinë. Në tryezë folëm për gjëra që kërkon Europa. Ftuam në të personazhe të rëndësishme të fushës së drejtësisë, si edhe përfaqesues të PD, e cila si u shpreh ai është e zënë me pune te tjera dhe jo me integrimin e vendit. Por Berisha duhet të jetë majë ndonjë mali duke thënë se unë nuk e le PS të lëshojë vendin që e ka zënë për fyti Berisha”.
Ftesën e socialistëve për t’u ulur në një tryezë për sistemin e drejtësisë e refuzuan kryeministri, njëherazi dhe kreu i PD-së Sali Berisha,i cili ndodhet për vizitë në Tropojë, kryetarja e Kuvendit njëherazi nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, kreu i grupit Parlamentar Astrit Patozi si dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)