Kriza, Greqia ironizon Gjermaninë,Merkel si naziste

ATHINE- Greqia nuk fsheh dot zemërimin ndaj Gjermanisë, dhe të vetë kancelares gjermane, edhe pas marrëveshjes së arritur një ditë më parë në Bruksel për shkurtimin e borxhit grek me 50 %.
Ata krahasojnë qeverinë gjermane me nazistët që pushtuan Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa nëpër rrugët e Greqisë janë ngjitur posterat të kancelares Angela Merkel e veshur si oficer i regjimit të Hitlerit duke e shoqëruar me mbishkrimin “Telash publik”
Në krahun e Merkel është simboli i nazizmit, kryqi i thyer, i rrethuar nga yjet, simbol i Bashkimit Europian.
Një karikaturë tjetër është edhe ajo e anëtarëve të Trojkës të veshur si nazistë të Luftës së Dytë Botërore.
Edhe ministri grek i financave është objekt i një karikature të publikuar sot në të përditshmen liberale Eleftheorotypia, ku Venizelos shfaqet duke bërë përshëndetjen naziste.
(s.g/balkanWeb)