E Hënë, 2 Nëntor 2026

BERLIN – Wadehpul i bën thirrje SHBA-së për sanksione të reja ndaj Rusisë

BERLIN, 16 shtator /ATSH-DPA/  – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i bëri  sot thirrje Uashingtonit që “më në fund” të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Moskës, pas depërtimit të fundit të dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë.

“Kushdo që e sheh qartë veten në krah të lirisë, dhe asnjë vend nuk e bën këtë aq bindshëm sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të veprojë tani”, tha Wadephul në Berlin, duke folur krah homologes suedeze Maria Malmer Stenergard.

Ministrja suedeze mbështeti kolegun e saj gjerman, duke i bërë thirrje aleatëve të Ukrainës të zgjerojnë mbështetjen për Kievin.

Javën e kaluar, të paktën 19 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të Polonisë, duke shënuar herën e parë që forcat polake dhe të NATO-s rrëzuan dronë mbi territorin e një vendi anëtar të NATO-s. Copëza u shpërndanë nëpër vend, qindra kilometra larg kufirit lindor.

Kjo u pasua nga incidente të tjera të raportuara në Poloni dhe Rumani disa ditë më vonë.

“Administrata Trump kishte njoftuar prej muajsh për sanksione të reja ndaj Rusisë, duke i bërë thirrje Uashingtonit që të realizojë më në fund këtë gjë”, theksoi Wadehpul

“Ne e dimë që mbi 90 senatorë janë të vendosur ta bëjnë këtë. Dhe pyes pse ende nuk është zbatuar,” tha ai, duke iu referuar mbështetjes për sanksione të reja në Senatin amerikan. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›