Për kë bie këmbana?
Së fundmi Ambasada Amerikane i dha shtysë një aktiviteti i cili ishte diçka midis seminarit apo tubimit. Synimi ishte ngacmimi i shoqërisë shqiptare që të vepronte. Por pavarësisht peshës së organizatorit, duke parë kronikën, ngjante që mbledhja ishte e vakët. Fresku i vetëbërë me letra nga plateja, ishte ajo çka tërhiqte vëmendjen. Por jo për faj të organizatorëve. Pjesëmarrësit me sa duket ishin të infektuar nga virusi shqiptar i indiferencës.
Aktiviteti ishte sinjal shumëkuptimësh. Marrja përsipër nga ambasada, e një aktiviteti të tillë, është i ngjashëm me ato që përfaqësitë amerikane nëpër botë, bëjnë për të zgjuar sensin civik të qytetarëve në vendet nën sundimin e juntave, regjimeve autoritariste apo njëpartiake. Në formën siç u zhvillua në Tiranë, aktiviteti mund të ishte toleruar dhe në Pekin, Moskë, Riad, Teheran apo Karakas. Ky është tregues se në perceptimin e aleatit të përtejdetit, edukata demokratike dhe respekti që ka për veten shoqëria shqiptare, është rudimentare dhe e ngjashme me atë të vendeve problematike. Vetë forma e zgjedhur nga organizatorët, është sinjal se vendi gjatë viteve të fundit, jo vetëm nuk ka ecur përpara në standarde por ka bërë hapa pas, duke filluar të ngjasojë më shumë me vendet para diktatoriale apo diktatoriale, se me ato post diktatoriale.
Meqenëse ambasada zbret vetë në fushën e lojës, që këndej zë fill edhe mesazhi tjetër: Opozita shqiptare është e vakët. Vitet larg pushtetit, në vend që t’i japin formë dhe kohezion forcës që përgatitet të vijë në timon, e kanë lënë ende në gjendjen plazmike, me konflikte të brendshme të 2005-ës të pazgjidhura. Nisja e betejave dhe lënia e tyre në mes, japin përshtypjen e paqartësisë në objektiva; mosshpjegimi i veprimeve opozitare, është shenjë e mefshtësisë së sjelljes nesër në pushtet; shmangia e parlamentit, ose pjesëmarrja kaotike, është indikator për kuptimin e vagullt për peshën e institucionit; mungesa e nuhatjes politike sot, lë dyshime që kjo sëmundje mund të trashëgohet nesër në pushtet. Mungesa e koncepteve për sindikatat, për shoqërinë civile, për thithjen e individëve të spikatur në anën e saj, nuk ngjallin besim në selinë e Rrugës së Elbasanit. Ndërsa perëndimorët shikojnë me dëshpërim sfumimin që opozita i bën vetvetes, ajo vetë e ka mendjen të rregullojë hesapet me kryesinë e re të FRESSH. Ka lënë fytyrën me kandidaturën e Ardian Vishës; amnistoi ngjarjet e 21 janarit me takimin me Ilir Metën; u defaktorizua krejtësisht në betejën për presidentin; i kanë ikur aleatët si zogjtë e korbit; sillet si OJQ ndaj problemeve kardinale të vendit, dhe tani ka kohë të merret me FRESSH-in dhe kryesinë e tij, që i vetmi kontribut që solli vitet e fundit, është bërja qepaze e partisë ditët e fundit. Kjo sjellje e opozitës ngjan me atë të priftërinjve ortodoksë të Bizantit, që, ndërsa turqit ishin mbi muret e Kostandinopojës, diskutonin enigmën e seksit të engjëjve. Erdhën turqit dhe ja u zgjidhën gjëegjëzën, duke iu gjetur seksin e tretë priftërinjve dhe engjëjve bashkë. Të njëjtën gjë ka gjasa t’i bëjë Berisha socialistëve nëse vazhdojnë dhe e marrin me mendje të lehtë se në 2013-ën pushteti do iu bjerë në dorë. Pasi nuk është PS-ja mbi muret e pushtetit gati për ta marrë, por janë ‘jeniçerët’ e Salës që kanë hipur mbi bedenat e gjithë pushteteve dhe ca i kanë marrë dhe të tjerat janë duke rënë.
Këmbana bie edhe për pushtetin. Të gjitha ngjarjet që u sollën në shembull nga Ambasadori Amerikan në fjalën e tij, përpara se të jenë mesazh për opozitën, janë vërejtje për pozitën. Por tashmë pozita jeton në realitetin e saj. Kryeministri inauguron hidrocentrale sa një mulli kafeje apo sokakë fshati. Të gjithë e dinë se nuk ndikojnë në zhvillim dhe as ia vlen që kryeministri të marrë pjesë. Por i duhen propagandës zyrtare, e cila tanimë është demagogji e stilit zhdanovian. Kryeministri e di që nuk janë arritje ekonomike, por i duhet propaganda e sukseseve që nesër të justifikojë fitoren me vota të vjedhura. Nëse të tjerët kanë iluzione, Berisha është i qartë në objektivat e tij. Ndërsa shqiptarët në vend të qëndresës, kanë zgjedhur rrugën e artë që e kanë aplikuar sa herë janë pushtuar nga brenda a nga jashtë: Ia mbathin në perëndim. Statistikat e tregojnë.
Tashmë kriteret e menaxhimit ekonomik, nuk kanë asgjë të ngjashme me shtetin modern apo frikën ndaj ligjit. Legjislacioni mbi prokurimet publike, është vetëm çështje opinioni: Nëse nuk i intereson apo nuk përmbush interesat e njerëzve të pushtetit, nuk i jepet fituesit por të preferuarit. Interesa strategjike me jehonë pesëdhjetëvjeçare e më tej për vendin, jepen vetëm për objektiva politike njëvjeçare, duke dëshmuar pa përgjegjshmëri tashmë jo vetëm ndaj historisë, por edhe ndaj ligjit. Sjellja ndaj ligjit vetë është e paimagjinueshme për një vend formalisht demokratik, ku institucione të pavarura vetëposhtërohen si në rastin e atyre shqiptare. Në këtë kontekst, Ambasadori Amerikan citoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që shpërfill një referendum të kërkuar sipas të gjitha rregullave. Por ambasadori llogarit gabim se dikë do ta zërë turpi, pasi kush është në krye të institucionit, nuk ka erzin e xhentëlmenit por instinktin e lumpenit. Ndaj do zbatojë urdhrin që i vjen nga lart. Fundja urdhërdhënësi do ta bëjë anëtar të Gjykatës së Lartë. Dhe nxori zëdhënësin që pa iu skuqur faqja, shpjegoi se po shqyrtoheshin disa firma, duke e banalizuar çështjen siç i ka hije.
Ambasadori Amerikan, bëri një apel për shoqërinë shqiptare. Kjo shoqëri është e sëmurë e gjitha dhe jo vetëm pushteti. Do të sfidojë ligjësinë e parë të qenies njerëzore: qënien sociale. Në njëqind vjet pavarësi, në vend të kemi kohezion kombëtar e social, secili është mbyllur në ishullin e vet, i ftohtë ndaj padrejtësive dhe rënies morale. Ambasadori Amerikan i ra një këmbane. Katërqind vjet më parë, John Donne shkruajti “Për kë bie këmbana?”. Poezia thotë:
Asnjë njeri nuk është një ishull i vetëmjaftueshëm
Çdonjëri është pjesë e kontinentit, një copë e së tërës
Nëse dhe një copë do mbulohej nga deti
Europa do zvogëlohej sikur i mungon një kep...
Vdekja e çfarëdo njeriu më mpak
Pasi unë jam pjesë e njerëzisë
Ndaj kurrë mos pyet për kë bie këmbana
Ajo bie për ty.
(GSH/BalkanWeb)