E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni ‘Agimi’, shkatërrohet grupi kriminal në kryeqytet

Tiranë- Policia e Tiranës njofton 'shkatërrimin' e nje grupi të strukturuar kriminal, i cili merrej me mbjelljen dhe kultivimin e lëndës narkotike në komunën Zall Bastar Tiranë.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se falë operacionit të koduar “Agimi i Mëngjezit ” u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve: Beqir Sulejman Çali, banues në fshatin Bulçesh, komuna Zall Bastar Tiranë si dhe e 18-vjecarit A.Ç banues në Qendër Kamëz. Sipas po të njëjtave burime, 63-vjecari Ahmet Tahir Çali, banues në fshatin Bulçesh, komuna Zall Bastar Tiranë, do ndiqet në gjendje të lire, nderkohe 2 persona te tjere, identiteti i te cileve nuk behet me dije jane shpallur ne kerkim si bashkëpunëtor. 
 
Mesohet gjithashtu se ne përfundim të këtij operacioni është bërë e mundur sekuestrimi në cilësine e provës materiale, i 7 armëve zjarri të llojeve të ndryshme si dhe sekuestrimi i 8 parcelave të mbjella me kanabis sativa, gjithsej 435 rrënjë të dyshuara kanabis sativa.

Policia nis hetimet për kapjen e të dyshuarve të tjerë. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›