E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për kë e ka fjalën Olldashi kur thotë rivalët e mi në këtë garë?

Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi- faqe 3Deklarata e kandidatit për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, pas votimit, thuajse u zhduk nga mediat.

Disa që e kishin, bënë sikur nuk i lexuan komentet e tij plot pezm.

Në fund të fjalës së Olldashit ishte një falënderim, që dukej një sulm indirekt ndaj atyre që përkrahën Bashën.

Falenderoj rivalët e mi në këtë garë, tha Olldashi, kur dihet shumë mirë se ai kishte vetëm një rival në këtë garë, Lulzim Bashën.

A përfshihet tek këta rivalë Sali Berisha?

Kjo nuk dihet, por me shumë gjasë mund të bëhet fjalë për familjen dhe rrethin e ngushtë të Berishës.

Gjuha e ashpër e Olldashit në mbyllje të votimit ishte një sinjal se këto zgjedhje ishin si gjithë zgjedhjet e tjera që ka bërë Sali Berisha.

Lulzim Basha nga ana e tij u shfaq i emocionuar dhe dridhej teksa fliste përpara mediave, pasi hodhi votën.

Nëse ai do jetë lideri i ardhshëm i demokratëve, vula e prekjes së zgjedhjeve do e ndjekë nga pas jo vetëm në Bashki, por edhe në parti./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›