E Diel, 1 Nëntor 2026

Për koalicionin me PDK-në, AAK vendos javën e ardhshme

Java e ardhshme është vendimtare nëse AAK do të hyjë apo jo në bashkëqeverisje me PDK-në.

Burime brenda AAK-së i kanë thënë “Zërit” se Aleanca ia ka parashtruar disa kushte PDK-së, ku përveç tjerash, kushti kryesor është që lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj të jetë kryeministër, gjë që nëse nuk ndodh, nuk do të ketë koalicion të përbashkët.

“Javën e ardhshme do të dihet gjithçka. Ne kemi kërkuar pozitën e kryeministrit dhe disa ministri, por në PDK ka hezitim. Nëse Hashim Thaçi nuk lëshon pe, atëherë vazhdojmë të mbesim në opozitë”, sqaron ai.

Ky burim tregon se përveç postit të kryeministrit, AAK-ja kërkon gjithashtu edhe disa ministri, shumica e të cilave kanë të bëjnë me forcimin e ligjit dhe ndryshimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›