Serbët kaluan natën e tretë në kufi në Jarinje

Edhe gjatë natës së mbrëmshme një numër i vogël i protestuesve serbë kanë qëndruar afër kufirit në Jarinjë, duke bllokuar punimet në ndërtimin e pikës kufitare, ku të hënën pritet të nisë zbatimi i marrëveshjes së IBM-it, transmeton RTK.
Mediat serbe raportojnë se pas marrjes së garancive të kërkuara nga krerët shtetërorë të Serbisë rreth pikave kufitare, sot pritet që këshilltarët ilegalë të katër komunave veriore të marrin vendim për ndërprerjen e protestës./Indeksonline/