E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grubjeshiç: Gjermania mbështetë Serbinë drejt BE-së

Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë për integrime evropiane Suzana Grubjeshiç, u ka thënë medieve serbe se Serbia e ka mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Grubjeshiç i bëri këto komente pas kthimit nga Hanoveri, ku mori pjesë në Kongresin e kristian-demokratëve, nga ku tha se mori përkrahjen.

“Gjermanët janë shumë të qartë dhe të gjithë e dinë se çka duhet të bëhet. Unë i informova për rezultatet dhe reformat në dialogun me Kosovën, e veçanërisht për bisedimet e nivelit të lartë politik në mes të kryeministrave” tha Grubjeshiç.

Gjermania është një nga shtetet më këmbëngulëse në kërkimin e plotësimit të kushteve nga ana e Serbisë para se kjo e fundit të marrë datën për bisedime për hyrje në Bashkimin Evropian./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›