E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende s’ka marrëveshje të plotë për zbatimin e IBM-së

Prej së hënës së ardhshme në vendkalimet kufitare në Merdar dhe Jarinë, kur do të fillojë zbatimi operativ i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, banorët serbë të veriut të Kosovës nuk do të duhet të paguajnë dogana për mallrat që sjellin nga Serbia derisa grupet punuese të mos arrijnë marrëveshjet përfundimtare për detajet rreth asaj se ku do të shkojnë në të ardhmen të ardhurat e mbledhura nga doganat në atë pjesë.

Këtë gjë të enjten në Bruksel ia kanë thënë “Kohës Ditore” disa burime diplomatike të BE-së, duke nënvizuar se “kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë, të dy për nevojat e tyre të brendshme, kanë dhënë deklarata jo të njëjta për këtë gjë”.

Sipas tyre, “deklaratat e Daçiqit janë më afër së vërtetës”.

Sipas sqarimeve që ka marrë gazeta, mallrat në këto pikëkalime, që kanë destinacion veriun, vetëm do të regjistrohen në kufi, ndërsa duhet të rregullojnë çështjet doganore në Mitrovicë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›