E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet Polanski Zvicra refuzoiekstradimin në SHBA

BERNE-Qeveria zvicerane liroi dje regjisorin Roman Polanski, pas refuzimit të kërkesës së SHBA-së për ekstradimin e tij për akuzën e marrëdhënieve seksuale në vitin 1977 me një vajzë 13-vjeçare.

Zvicra fajësoi autoritetet amerikane për dështimin e sigurimit të dëshmisë së fshehtë për procedurën e dënimeve të Polanskit në vitet 1977-1978, njofton AP.

Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë njoftoi se interesat kombëtare janë marrë parasysh në vendim.

Nuk është e qartë nëse Polanski tashmë ka lënë shtëpinë e tij në Gstaad, ku është mbajtur në arrest shtëpiak që nga dhjetori i vitit te kaluar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›