Trajneri i Vasco, pëson hemorragji cerebrale
Ndërsa zhvillohej ndeshja mes Flamengos dhe Vasco De Gama, trajneri i tyre Ricardo Gomes pësoi hemorragji cerebrale dhe u nevojit ndërhyja e stafit mjekësor për ta transportuar në urgjencë.
Sipas informacioneve nga klubi i Vascos, trajneri ka kryer një ndërhyrje kirurgjike dhe gjendja e tij mbetet kritike. 46 vjeçari Gomes kishte pësuar hemorragji cerebrale edhe sa ishte trajner i Sao Polos në sezonin 2009-2010.