Kuçi-Tanchev, vlerësohet bashkëpunimi Kosovë-Bullgari

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi në takimin e zhvilluar me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, ka biseduar për mundësitë e zhvillimit të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës. Pas këtij takimi, ministri Kuçi shprehi kënaqësinë e tij për nivelin e bashkëpunimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e asaj të Bullgarisë dhe shprehi mbështetjen e plotë të Qeverisë për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
“Në këtë takim biseduam për mundësitë e ndërtimit të arkitekturës së drejtësisë në Republikën e Kosovës, për bashkëpunimin në mes të dy vendeve dhe vlerësova bashkëpunimin e lartë që ekziston në mes të dy gjykatave kushtetuese”, tha ministri Kuçi dhe shtoi së Ministria e Drejtësisë do të jep gjithë mbështetjen e duhur për një bashkëpunim të tillë dhe për forcimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, Evgeni Tanchev ka vlerësuar mosndërhyrjen e politikës në vendimet e Gjykatës Kushtetues të Republikës së Kosovës.
“Ishte kënaqësi e madhe për ta vizituar Republikën e Kosovës, partnerin tonë Gjykatën Kushtetuese, po ashtu ishte kënaqësi e madhe për të dëgjuar nga zëvendëskryeministrit Kuçi, së vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë sfiduar nga politika sikurse në disa raste në disa shtete të caktuara”, tha Tanchev.