E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për një ditë 8 vjedhje, zbulohet 13-vjeçari

Tiranë- Brenda një dite ka kryer 8 vjedhje, duke grabitur para dhe objekte të ndryshme në dyqane e lokale në Tiranë. Por, këto nuk kanë qenë të vetmet. Policia e Tiranës ka ndaluar një 13-vjeçar, si autor të vjedhjeve të kryera dhe pas hetimeve ka rezultuar se ai është autor edhe i të tjera grabitjeve.

Burimet e policisë së Tiranës njoftojnë se i mituri, J.A, 13-vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë është ndaluar në flagrancë për një seri vjedhjesh të kryera në Rrugën e Durrësit.

Pas kryerjes se veprimeve proçeduriale, si dhe nga puna e bërë për këtë 13 vjeçar u dokumentua tërësisht implikimi dhe 3 vjedhje të tjera.

Materialet proceduriale për të gjitha këto raste i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërkohë i mituri është lënë i lirë për arsye të moshës.

Vjedhjet e kryera brenda një dite:

Dyqanin parukeri, para gjimnazit “Qemal Stafa”, ku ka marrë një sasi paisjesh parukerie, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Dyqanin e celularëve në sheshin “Rilindja”, ku ka marrë dy telefona celular.

Dyqanin supermarket, në Rrugën e Barrikadave, ku ka marrë sende të ndryshme ushqimore.

Lokal, në Rrugën e Durrësit, ku ka marrë 1 500 lekë.

Dyqanin parukeri, në rrugën “Mihal Duri”, ku ka marrë 20 000 lekë.

Vjedhje me thyerje të automjetit tip Passat, me targa TR 5651 K, ku ka marrë një kasetofon të markës Sony Mp3.

Vjedhje me thyerje të automjetit tip Nisan, me targa TR 4680 K, ku ka marrë sende të ndryshme personale.

Vjedhje me thyerje e automjetit tip Toyota, me targa RAV 4, ku ka marrë sende të ndryshme personale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›