E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Butrintit, lirohet pronari i varkës

Sarandë- Gjykata ka liruar në sallën e gjyqit pronarin e varkës prej druri, përmbysja e të cilës solli tragjedinë e Butrintit, ku humbën jetën 5 shtetas në tentativë për të kaluar në Greqi.

Pas 30 ditësh në qeli, Ahmet Bushi, është lënë i lirë, pasi në ngarkim të tij nuk është gjetur ndonjë provë fajësie, që lkishte lidhje me ngjarjen e rëndë ndodhur në 19 tetor.

Gjykata me përfundimin e këtij afati dha vendimin e lirimt të Ahmet Bushit në sallën e gjyqit, duke e shpallur atë të pafajshëm me argumentin se në mbrëmjen e 19 tetorit i akuzuari ndodhej në dasmë tek një i afërm i tij dhe nuk kishte dijeni për çfarë po ndodhte me varkën e tij në Liqenin e Butrintit.

Edhe dëshmitarët e thirrur në proces, dy policët që e ndaluan ditët e ngjarjes e pranuan si fakt një gjë të tillë, duke thënë se pronarin e kishin ndaluar pas dasmës së pretenduarprej të akuzarit.

Po ashtu shtetasi Dashamir Mane, një prej të ndaluarve në qeli me cilësinë e timonierit të varkës të tragjedisë, i akuzuar për veprën penale , “ dhenie ndimë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt përfitimit me pasojë vdekjen e më shume se dy personave”, ka pohuar para trupit gjykues se Ahmet Bushi nuk ka patur dijeni për lëvizjen e varkës nga vendi i lidhjes së saj në breg dhe se ai nuk ka patur me vete telefon me të cilin mund të komunikonim me pronarin. Nga hetimet e detajuara dhe pyetjes së shumë dëshmitarëve rezultoi e njëjta gjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›