Tiranë, 72-vjeçari vret me armë gruan dhe fqinjin
Tiranë- Ekzekuton me armë gruan e tij dhe një person tjetër. Ngjarja ndodhi pak më parë në Sauk të Tiranës dhe ka për autor një 72-vjeçar.
Sipas burimeve të policisë, autor është shtetasi Halim Shehu, banor i Saukut, i cili ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Fatime Shehun dhe fqinjin e tij, Xhevdet Xhabrahimi.
Policia ka mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe bën me dije se ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
Burime nga komisariati numër 1 në Tiranë, sqarojnë se autori është arrestuar pas një pune të bërë për vetëdorëzimin e tij. “Pas krimit autori nuk ka dashur të dorëzohet dhe ka pranuar vetëm pas negociatave që janë bërë me të”- thonë të njëjtat burime.
Fillimisht u dyshua per nje krim me motive xhelozie, por me pas u zbulua se autori me fqinjin kishin pasur probleme te hershme pronesie. Ky ka qene shkaku, sipas policise qe 72 vjecari ka vrare fqinjin. Nderkohe qe ende nuk dihet pse ka ndodhur vrasja e gruas.
Policia ka bërë shoqërimin e tij në komisariat dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.