E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në Elbasan, brenda vitit 533 denoncime

Elbasan- Shoqata e Grave në Elbasan në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, ka publikuar të dhënat e 11 muajve mbi dhunën në familje për Elbasanin. Në një takim sensibilizues është kërkuar më shumë vëmendje për fenomenin gjithmonë e në rritje që përfshin gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

Nga të dhënat e OJF-së për këshillimin dhe mbrotjen e grave dhe fëmijëve në periudhën janar-25 nëntor janë regjistruar 533 raste dhune, ku 167 raste i përkasin zonave urbane, 120 zonave rurale dhe 40 raste nga qytete të tjera.

Sipas të dhënave 32 gra të dhunuara dhe të trafikuara janë asistuar në strehëza të mbrojtura nëpërmjet projektit të financuar nga Bashkia dhe Organizma të huaja.

Në qendër të dhunës, sipas specilistëve janë kryesisht gratë por edhe fëmijët e të moshuarit. Si pasojë e dhunës fizike, psikologjike, emocionale por edhe ekonomike kanë helmuar veten 83 gra, nga të cilat kanë humbur jetën 6 prej tyre. Mësohet se këtë vit për rastet ekstreme të dhunës është vendosur urdhri i mbrojtjes nga gjykata për 5 raste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›