E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prof Marko Duhen mbledhur prova mbi akuzat e pretenduara

DW Keshilli i Evropes miratoi raportin e Dick Martyt dhe kerkoi nga EUELEX te zhvilloje hetime mbi akuzat e pretenduara ne raport per trafik ilegal te organeve dhe trajtime cnjerezore nga ana e krereve te UK-se. Si do te procedohet tani nga pikepamja juridike do te trokase EULEX-i ne deren e Hashim Thacit

Prof Marko EULEX-i duhet tanime te filloje hetimet perkatese gje qe do te thote ai duhet te perpiqet te mbledhe prova dhe duhet pasur parasysh se EULEX nuk eshte Gjykate pra materiali i mbledhur nga EULEX duhet ti kaloje nje gjykate. Se cila gjykate do te jete kjo nje gjykate ne Kosove apo Gjykata Nderkombetare ne Hage kjo eshte nje ceshtje qe varet edhe nga faktore te tjere.

DW Ne raport behet fjale per te dhena te shumta por keto nuk jane prova. fare do te cilesohej ne kuptimin juridik prove ne kete rast dhe cfare mbetet fjale ne ere

Prof. Marko Te dhenat e shumta vertet nuk jane prova ne kuptimin juridik. Edhe Keshilli i Evropes nuk eshte nje organ juridik qe te merrte pjese ne kete menyre ne nje hetim gjyqesor. Edhe raportuesi i ngarkuar i Keshillit te Evropes zoti Dick Marty ka mbledhurfjale qe qarkullojne prej kohesh dhe i ka vendosur keto ne axhenden e politikes. Kjo do te thote qe duhet dalluar shume qarte mes procedimit politik dhe atij juridik dhe ligjor dhe duhet bere nje ndarje mes ketyre te dyjave. Kjo duhet bere sepse fillimisht behet fjale per nje denim para kohe nga pikepamje politike pa pasur prova te qarta per kete.

Provat jane te dhena konkrete te deshmitareve deponime e te tjera si keto por jo fjale qe degjohen nga njerez te ndryshem te cilet nga ana e tyre i kane degjuar po keto fjale nga njerez te tjere para dhjete vitesh. Kjo nuk konsiderohet prove.

DW Ju bete fjale per deponime te deshmitareve por a nuk eshte bere fjale gjithmone se ata nuk mbrohen sa duhet ne Kosove. Si do te flasin ata

Prof. Marko Po ky eshte nje problem i pergjithshem qe nuk ka te beje vetem me Kosoven por eshte tipik per te gjitha shoqerite pas lufte. Ketu behet fjale per mbrojtjen e deshmitareve prandaj ka programe te posacme per mbrojtjen e tyre. Por dihet qe ne Kosove programe te tilla mbrojtjeje qe lidhen me hetime te caktuara si ato te Tribunalit te Hages nuk mjaftojne. Pra aty ekziston vertet rreziku qe programet e mbrojtjes se deshmitareve te mos funksionojne.

DW Si mendoni ju do te vije puna deri aty qe te zhvillohet nje proces normal gjyqesor ku Hashim Thaci te jete i akuzuar

Prof. Marko Sigurisht mundet dhe duhet qe te vije puna deri tek nje proces normal gjyqesor. Edhe per te treguar se askush madje edhe kryeministri nuk eshte i imunizuar kundrejt ndjekjes penale. Kjo do te kundershtonte mendimin e perhapur se politikanet dhe kreret e elites politike nuk mund te ndiqen nga ana penale dhe se vetem peshqit e vegjel dalin para gjyqit edhe ne rastet e korrupsionit. Ky qendrim nuk eshte i perhapur vetem ne Kosove por ne te gjithe Ballkanin.

DW Por Hashim Thaci eshte ne rrugen e te rizgjedhurit serish kryeminister i Kosoves. Ai duket se i ka fituar zgjedhjet e fundit ne Kosove. A mundet ne keto kushte qe ai te jete nje kryeminister me kredibilitet qe krijon qeverine e re

Prof Marko Po keshtu ka qene edhe ne rastin e Haradinajt pra qe u shfaqen fillimisht dyshimet si mundet qe dikush qe eshte akuzuar nga Tribunali i Hages te mbaje edhe postin e kryeministrit. Pra kemi te bejme me nje problematike te legjitimitetit. Edhe Hashim Thaci do te duhet ta mase mire nese nuk eshte me mire qe ne keto kushte te dorehiqet. Por pyetja qe mbetet e hapur eshte - kur duhet te dorehiqet ai Mbi bazen e fjaleveqe jane te mbledhura ne nje raport te Keshillit te Evropes apo ne momentin e ngritjes se akuzes nga nje gjykate e pavarur. Keta dy hapa i ndajne bote nga njeri-tjetri. Sepse nuk mund edhe te perjashtohet qe mund te behet fjale pernje fushate politike kunder Hashim Thacit.

DW Delegacioni i Shqiperise e mbeshtet nje hetim sepse sipas qendrimit shqiptar vete Shqiperia eshte e interesuar te hetohet keto pretendime dhe te zbardhet njehere e mire e verteta. fare mund te beje Shqiperiate re kur nje hetim i meparshem eshte bere

Prof. Marko Shqiperia mund te merrte pjese shume mire ne keto hetime ne kontekstin e te gjitha hapave ligjore qe parashihen pra per nje bashkepunim juridik dhe policor te bashkepunoje me autoritetet para se gjithash te punoje ne menyre intensive me EULEX-in dhe te zbardhe me te vertete nese ka prova per kete apo jane thjesht thashetheme.

DW Sa e demton integrimin e metejshem evropian dhe njohjen e pavaresise se Kosoves miratimi i raportit nga Asambleja e Keshillit te Evropes

Prof. Marko Sigurisht me shume siguri. Kjo vemendje e mediave por edhe raporti i KE-se e demton Kosoven edhe ne drejtim te negociatave per anetaresim qe zhvillohen ne plan afatgjate. Por jam i sigurte qe BE ne kete moment nuk ka interes qe Kosova nen nje qeveri te Hashim Thacit te beje hapa ta tjere pra kur te gjitha akuzat nuk jane sqaruar. Sa kohe nuk jane sqaruar akuzat edhe demi politik qe del prej kesaj eshte jashtezakonisht i madh.

Autor Lindita Arapi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›