E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për një liri politike dhe autoritet të barabartë...

Nga Shpëtim ZINXHIRIJA
Shoqëria shqiptare aktualisht ndeshet përballë një qeverie, e cila bën sikur harron ose nuk e kupton se, shteti jemi ne të gjithë. Me kuptimin e fjalës se nuk mund të ketë shtet pa popull. Ashtu si nuk mund të ketë një shtet pa një qeveri, si dhe një qeveri pa një kryeministër. Askush nuk ka të drejtë të lozë me fatet dhe interesat e popullit...
Në parim përfaqësuesi i Shtetit, (kryeministri) siguron dhe ruan të përhershëm interesat e shoqërisë, dhe jo interesat e disa të fuqishmëve të veshur me pushtet e që bien në kundërshtim me interesat e kombit. Si përfaqësues shteti, si një kokë për qeverisje të vendit, i ka dhënë mundësi lejimi të veprojë si të dojë e kur të dojë, por gjithmonë në emër të shtetit të tij, duke bërë gjithmonë të papërcaktuar jo vetëm premtimet por edhe marrjen e vendimeve. Në emër të demokracisë, përfaqësuesi i shtetit është kudo ndodhur si një person i shërbimeve publike, si një pronë e shtetit, fatkeqësisht kundra çdo mekanizmi të ashtuquajtur shtetëror. Si i pari i vendit e ish doktor, në përgjithësi është i papërcaktuar në operacionet e tij, duke siguruar një neutralitet të shtetit kundër intervenimet qeveritare. Është më se e qartë se, shteti që ai drejton është në një entitet të vazhdueshëm e të përhershëm, të pandryshueshëm nga fillimi i tij, në një kohë që koha po ndryshon dhe evoluon. Si i pari i vendit, (kryeministrin) e bën të nevojshëm që të ketë fuqinë e shtetit në mënyrë që zgjidhë problemet komplekse, për të vepruar drejtë në interes të popullit, por jo i njëanshëm për interesa të parapërcaktuara, pasi politika është e lirë dhe e barabartë para qënieve njerëzore. Po vallë a ndodh kjo, për një liri politike dhe autoritet të barabartë? A jemi të gjithë të barabartë?... Dimë që shteti përbën qeverinë, por nuk është identike me atë, dhe se shteti nuk i takon qeverisë, por është qeveria ajo që i takon shtetit. Por, realiteti tek ne tregon se qeveria aktuale po çekulibron këto marrëdhënie. Shoqëria shqiptare aktualisht ndeshet përballë një qeverie, e cila bën sikur harron ose nuk e kupton se, shteti jemi ne të gjithë. Me kuptimin e fjalës se nuk mund të ketë shtet pa popull. Ashtu si nuk mund të ketë një shtet pa një qeveri, si dhe një qeveri pa një kryeministër. Kthimi i përfaqësive shqiptare në çifligje interesash dhe korrupsioni të njëpasnjëshme. Emërimi i ambasadorëve tipit militant partie mësues fshati në vendet e BE, si dhe diplomatë pa arsimin përkatës dhe kulturën më elementare të punës janë pasqyra e qeverisë së sotme. Kryeministri shqiptar nuk nguroi të mashtronte me premtime lehtësimi biznesin shqiptar në Greqi, duke mos u bërë më i gjallë për ta.
Përfaqësuesi i shtetit shprehet njëlloj siç thonte dikur Ludoviku se: shteti jam unë. Përkundrazi ai duhet të sigurojë dhe të mbrojë liritë individuale kundër arbitraritetit të qeverisë. Shteti është i papërcaktuar në operacionin e tij. Personeli i burokracisë publike, forcat e sigurisë, ushtrisë, të drejtësisë dhe të gjitha shërbimet publike, janë në pronësi të shtetit, por jo të Qeverisë. Kryeministri Berisha i do të gjitha. Për këtë gjë ushtron pushtetin mbi vetë shtetin. Skandalet e here pas hershme nga disa anëtarë të qeverisë tregon se, shteti ( pushteti) është i pa fuqishëm për ti dalë ballë jo vetëm në fushën politike, por edhe në atë juridike. Kjo ndodh pasi qeveria del mbi kompetencat e mekanizmave, që në përgjithësi përbëjnë vetë shtetin. Pra mbi të gjitha qeveria ka pushtuar shtetin, kur dihet se qeveritë vijnë dhe ikin, ndërsa shteti qëndron që nga krijimi i tij. Por për një pjesë të mirë, akoma nuk është kuptuar që qeveria është një mekanizëm i shtetit ... Të njëjtën rrugë ndjek edhe ambasadori në Greqi, Dr Vili Minarolli që e ka kthyer përfaqësinë shqiptare një gestapo të vërtetë. Me dhjetëra kamera ndjekin punën e vartësve të tij. Si një fashist i veshur nën petkun diplomatik, Minarolli që javën e parë në detyrën e ambasadorit, në hyrjen kryesore të ambasadës ka thyer pllakën e mermerit që bënte fjalë për blerjen e ambasadës etj. (më gjerë në numrin e ardhshëm). Në teori flitet se të gjithë njerëzit janë para ligjit të barabartë, edhe pse nuk janë të gjithë të njëjtë. Interesat e njerëzve janë të ndryshëm, me konflikte dhe mosmarrëveshje në shoqëri. Në këto momente është shteti i nevojshëm për të zgjidhur këto konflikte të situatës në shoqëri, por duke mos ndërhyrë në fushën e drejtësisë. Një dialog i ndershëm është e vetmja mënyrë e zgjidhjes së problemeve në shoqëritë demokratike dhe civilizuese, për të gjetur një zgjidhje të dobishme të interesit të përbashkët të të gjithë qytetarëve. Kur bëhet një padrejtësi të gjithë mbështetemi te shteti, por edhe kur kemi nevojë që të ndërhyjë themi; A ka shtet? Ku është shteti? Pra nuk themi ku është qeveria Lidhur me dënimin e Bollanos, pamë se në një deklaratë për shtyp KRYEMINISTRI mbrojti me pa të drejtë kryetarin e shoqatës Omonia, duke deklaruar se, Zbatimi i ligjeve, me  nuanca politike nuk i shërbejnë vendosjes së ligjit. Në këtë mënyrë kryeministri i qeverisë shqiptare mbron Bollanon, duke hedhur poshtë me pa të drejtë drejtësinë e vendit të tij. Pra ky ishte pozicioni i pare i kreut të qeverisë shqiptare ndaj procesit gjyqësor të nisur pak muaj më parë ndaj kryebashkiakut të Himarës. Kryeministri ndërhyn në drejtësi me pa të drejtë kur njerëzit para ligjit janë të barabartë. Ai fyen jo vetëm altarin e drejtësisë, por njëkohësisht i jep një goditje edhe demokracisë së vendit . Drejtësia e dënoi Bollanon jo për nuance politike, por se ai me vetdashje ka shkelur ligjin, duke fyer popullin e cënuar vlerat e tij. Futja e hundës së kryeministrit në punët e brendshme në  Drejtësisë, tregon qartë se, Berisha është Ludoviku i shqiptarëve. Se shteti i përket Berishës dhe jo popullit.

Last Updated on Tuesday, 19 May 2009 10:46

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›