Reforma në drejtësi, misioni i pamundur i zotit Topi
Nga Av. Rajmonda LAMNICA
Në momentin e zgjedhjes president i Republikës të zotit Bamir Topi, të gjithë kishim shpresë që gjërat do të funksiononin ndryshe. Por në fakt ndodhi krejt e kundërta. Performanca e Topit në krye të shtetit ndryshoi totalisht, edhe sikur të vinte nga shoqëria civile duhej një qëndrim krejt ndryshe nga ai që realisht mbajti. Bamir Topi u zgjodh me vullnetin e plotë të maxhorancës dhe me disa vota të huazuara nga disa deputetë që shëtisin sa në një grup parlamentar, sa në tjetrin, në bazë të interesave të tyre të ngushta të momentit. Që këtu, misioni i Topit duhet të shihej me paksa dyshim, në të kundërt rrezikohej të shkohej në zgjedhje të parakohshme, në një farë mënyre maxhoranca ishte e detyruar të bënte një veprim të tillë. Dobësimi i rolit të Topit filloi të ndjehej shumë më shpejt duke filluar të dekorojë disa persona të pasuportueshëm dhe figura mjaft të dyshimta me lidhje tmerrësisht të qarta me të kaluarën. Së pari me dekorimin e zonjës së nderuar Fatmira Laksa, një zonjë e kontestuar në diktaturë dhe në demokraci. Kishte vendosur vdekjen e një poeti në moshën më të bukur të jetës vetëm dy vjet para se të vinte demokracia dhe nuk bëri kurrë hapin njerëzor të kërkonte falje në publik. Se për çfarë e ka dekoruar z. Topi, nuk na e ka sqaruar kurrë arsyen e vërtetë të gjithë këtij vlerësimi. U vendos për 5 vjet në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe përveçse bëri 5 shtëpi për vete, nuk e di se çfarë bëri tjetër në dobi të askujt kjo zonjë e nderuar dhe vizionare, e cila dekoratën e presidentit e kishte mangët për të bërë gjëra edhe më të mrekullueshme. Së dyti për të mos e lënë me aq, i jep dekoratë z Skënder Breca, prokurorit të Xhelal Koprenkës, njërit nga njerëzit më të shquar të kombit, të shkatërruar gjenetikisht nga Partia e Punës e Shqipërisë. Kam nderin të jem avokate e familjes së tij dhe ti njoh këta njerëz nga afër. Për të mos përfunduar me kaq, historia detyrohet të heqë dekoratën këtij të fundit, pasi u kontestua disa herë nga media dhe nga grupe të ndryshme të interesit, duke bërë të pafajshmin se ja kishin sjellë për firmë. Më fal zotëri i nderuar, nuk e kuptoj se kush i ka zgjedhur këshilltarët tuaj me këto lista që të hartojnë natën, a mos vallë ua ka sjellë dikush me zor që të bëni skena të tilla dhe të ofendoni së vdekuri një pjesë të madhe të atyre njerëzve që u shkatërruan nën diktaturën e egër komuniste që nuk e ka parë ndonjëherë historia e njerëzimit. Vazhdojmë më tej me enciklopedinë Topi, vjen puna për të vendosur pasardhësin e zotit Theodhori Sollaku në krye të organit të akuzës, kjo është edhe më e bukur se këto të tjera. Zgjedh një kukull barbi për kryeprokurore dhe sigurisht që maxhoranca e votoi me një frymë nga dëshira e madhe për ta hequr prokurorin Sollaku, biles kryeministri Berisha shkoi edhe deri aty sa të krahasonte zonjën Rama me protagonisten e Oktapodit, një ndër serialet më të ndjekura në botën e kinemasë italiane. Por Zonja Rama, që në momentin që ka hipur në krye të organit të akuzës, ka përveshur mëngët rëndshëm duke goditur qeverinë në çdo hap që ka bërë deri tani, Fazlliç, Rruga Durrës-Kukës-Prishtinë, e të tjera batuta si këto dhe deri tani nuk ka përfunduar asgjë veçse të gjitha proceseve të saj të punës u skadojnë afatet dhe detyrohet të mbyllë hetimet duke bërë bujë dhe zhurmë nëpër media. Nuk e kuptoj se çprokurore e përgjithshme është kjo që shkatërron punën e saj nga mëngjesi deri në mbrëmje. Çdo sekret hetimor botohet çdo ditë në Gazetën Shqiptare dhe konkluzionet e Inës barazohen me zero, një flluskë sapuni në ajër. Kjo është prokurorja Pedante e zgjedhur dhe e inkurajuar nga Topi, e cila që në momentin e zgjedhjes në krye të organit të akuzës nuk ka hapur asnjë dosje për ish funksionarët e shtetit të mëparshëm, bizneset e të cilëve lulëzojnë deri në Palma Di Majorka të Spanjës me në krye socialistin Edi Rama, që deri dje dridhej para Sollakut, kurse me znj Rama ka rënë rehat. Ligji i Lustracionit, pastrimi i ndërgjegjes të gati 30%, (më falni nëse gabohem në shifra), të shqiptarëve kalon pas 20 vjetësh për miratim dhe zoti President nuk e firmos. Në fakt kishte qenë një ndër ta që është marrë me grupin e punës në kohën që ka qenë nënkryetari PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Përveç të gjithave në krye të gjykatave dhe prokurorive ka vetëm njerëz që kanë lidhje me të shkuarën dhe të errët komuniste dhe zoti Topi ndihet i mrekulluar si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke dekretuar për çdo ditë specie të tilla në krye të institucioneve ligjvënëse të shtetit shqiptar me tagra e kreut nr një. Për ata që nuk janë të mirinformuar, gjyqtarët shqiptarë janë hajdutët me kollare që vjedhin dhe grabisin qytetarët shqiptarë ashiqare dhe pa ju dridhur qerpiku se ndaj tyre nuk merr kush asnjë masë disiplinore, as nga kryetari dhe as nga nënkryetari i KLD, që deri dje denonconte korrupsionin duke bërë lëvizje mediatike të tipit Erion Veliaj. Uroj që Shqipëria mos të hyjë kurrë në Europë me këtë sistem gjyqësor që vazhdon të na drejtojë ne. Presidenti i Republikës, që vjen gjoja nga radhët e së djathtës shqiptare familjarisht në momentin që bëhet President, u shpërndan dekorata kriminelëve me keq sesa celula e Partisë së Punës. Kjo ndodh kur veterinari bëhet president i Republikës, ne vazhdojmë të jemi njësoj fatkeqë, si shumë vite më përpara me këta politikanë sharlatanë dhe pa pikë përgjegjësie dhe as dinjiteti njerëzor.
Last Updated on Tuesday, 19 May 2009 10:47