E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi optimist për marrëveshjen përEnergjinë e Telekomunikacionin

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } PRISHTINE-  Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur optimist që marrëveshja për Energjinë dhe Telekomunikacionin, do të arrihet këtë takim në Bruksel, i cili do të mbahet më 27 gusht.

Shefi i Qeverisë përsëri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të veriut të Mitrovicës të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit të cilat do të mbahen për herë të parë ne tërë territorin e Republikës së Kosovës.

"Sa i përket BE-së dhe Kosovës në këto bisedime të gjitha çështjet rreth marrveshjëve janë të mbyllura. Unë pres regjistrimin e partive serbe të veriut dhe iniciativave qytetare serbe të cilët duan të garojnë në zgjedhjet e 3 nentorit. I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve serb të dalin në mënyrë masive në zgjedhje për ta ndërtuar një jëtë me të mirë për Kosovën Evropiane. Në takimin e ardheshëm pres të përmbyllët çështja e Telekomit dhe Energjisë si dhe disa qështje të drejtësisë”, theksoi ai.

Thaçi tha se si temë tjetër që do të hapet në bisedimet me Serbinë është edhe çështja e sportit kosovar.

“Në raundin e ardhëshem të bisedimeve në Bruksel, po ashtu kanë mbetur të harmonizohen temat për të cilat do të diskutohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, dhe njëra ndër çështjet e para që do të shtrohet në tavolinën e bisedimeve është edhe çështja e përfaqësimit të sportit kosovarë në garat ndërkombëtare, që bësoj se do të gjendët zgjidhje”, tha ai informon RTK. 

Kryeministri ritheksoi se të gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, janë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›