Vaksina antigrip farmacite rrisin cmimin

ISHP 3200 doza per personelin mjekesor. Mjeket Tani eshte sezoni i vaksinimit.
Vaksina antigrip kete vit kushton 200-300 leke me shtrenjte se nje vit me pare. Nje jave pas futjes ne tregun farmaceutik te kesaj vaksine farmacite e vendit kane rritur cmimin. Farmacistet pohojne se kete vit vaksinat angleze dhe franceze jane nder me te shtrenjtat nga 1400 leke deri ne 1600 leke ndersa nje kosto pak me te ulet kane vaksinat holandeze dhe bullgare qe ndonese kane pesuar nje rritje me 100 leke serish cmimi i tyre shkon nga 1100 deri ne 1300 leke.
Vaksinimi
Shtimi i rasteve me virozat e stines si dhe ulja e temperaturave kane shtuar numrin e personave qe i jane drejtuar spitalit. Ndonese situata gripale ne vendin tone ende nuk ka nisur mjeket bejne thirrje te nise vaksinimi. Nderkohe qe prej nje jave vaksina antigrip ka mberritur ne tregun farmaceutik interesimi i qytetareve eshte i ulet. Nga vezhgimi i bere nga standard llojet me te shumta te vaksinave qe qarkullojne ne vend jane kryesisht te ardhura nga vende si Holanda Franca Anglia dhe Bullgaria. Ashtu si dhe vitin e kaluar farmacite edhe kete vit ofrojne alternativa vaksinash te ndryshme. Mirepo ndryshe nga nje vit me pare kostoja e tyre eshte rritur deri ne 300 leke.
Ka nje rritje te ndjeshme te cmimit te vaksines ne ndryshim nga viti i kaluar kjo kryesisht per firmat prestigjioze dhe me emer - shprehen farmacistet. Ndersa mjeket vleresojne se periudha ne te cilen ndodhemi dhe ndryshimi i menjehershem i temperaturave kane bere qe te shfaqen shenjat e para te gripit tek moshat e vogla. Por te rrezikuar ne te njejten mase jane dhe pacientet e moshes se trete. Kjo ndodh si pasoje e imunitetit te dobet trupor qe gezojne keto kategori ndaj luhatjes se shpeshte te temperaturave - shprehen mjeket. Per kete ata bejne thirrje qe te vaksinohen. Nder kategorite me te rriskuara nga gripi bluzat e bardha vecojne grate shtatzena femijet e vegjel te semuret kronike dhe te moshuarit. Sipas mjekeve vaksinimi per kete kategori duhet bere patjeter nderkohe qe kujtojne se per moshat e vogla 6 muaj deri ne 5 vjec vaksina behet gjysme doze ndersa per me te rriturit behet e plote. Aktualisht Instituti i Shendetit Publik ka arritur te siguroje 3200 doza te cilat do te shkojne vetem per personelin shendetesor. Specialistet shprehen se vaksina e re e aprovuar edhe nga OBSH-ja ka tri shtama te cilat mbrojne nga tre tipat e viruseve qe mendohet se do te qarkullojne kete vit ne vendet e hemisferes veriore perfshire dhe Evropen.
Kujdes
Berja e vaksines antigrip eshte dhe nje nder keshillat kryesore qe duhet te mbajne parasysh prinderit sidomos per moshat e vogla dhe ato te medhate. Gjithashtu ju rekomandojme qe te beni kujdes qe te mos aplikohet vaksina tek ata femije te cilet kane simptoma te shfaqura te gripit pasi berja e vaksines ne kete rast nuk do te kete efekt. Nderkohe qe vaksina antigrip duhet bere gjate kesaj periudhe pasi ka dhe sezonin e vet. Per rastet kur temperatura nuk eshte shume e larte mund te jepet ndonje paracetamol por kurrsesi antibiotike pasi keta te fundit mund te ndikojne negativisht ne shtimin e semundjes. Kujdes gjithashtu prinderit duhet te bejne qe me pare te bejne viziten e femijes sapo te shfaqe simptomat dhe jo tu drejtohet farmacive per te blere ilace te cilat jane shume te demshme.
Keshilla
Kujdes qe te mos lihet i semuri ne ambiente kolektive sepse mund te kaloje gjendja edhe te pjesa tjeter qe ndodhet aty. Keshtu femijet duhen shmangur se qendruari ne vende te perbashketa ndaj duhet bere dhe izolimi i tyre. Te shmanget perdorimi i rrobave te leshta dhe ato sintetike te cilat pengojne qarkullimin e lirshem te ajrosjes. Nga ana tjeter eshte e nevojshme qe per femijet te cilet vuajne nga rruget e frymemarrjes pervecse te qendrojne ne regjim shtepie jepet dhe ilaci me ane te pikatoreve. Keshillohet tu jepet sa me shume lengje ne sasi dhe supa te ngrohta me permbajtje vitaminash.
Cmimet e vaksinave
Vaksina franceze 1600 leke
/// holandeze 1190 leke
/// angleze 1280 leke
/// austriake 1400 leke
/// bullgare 1100 leke
Kategorite me te rriskuara
Femijet e vegjel
Grate shtatzena
Te semuret kronike
Te moshuarit