E Diel, 1 Nëntor 2026

Maturantet faze e re regjistrimesh ne universitete

Qeveria pritet qe gjate diteve ne vijim te marre nje vendim per rishperndarjen e kuotave te mbetura bosh ne universitete per maturantet qe nuk kane fituar

Nje shans te ri do te kete per maturantet qe kane deshire te vijojne shkollen e larte por qe deri tani nuk kane fituar ne tri fazat e vlefshme per regjistrimin. Kjo pasi Ministria e Arsimit ka vendosur qe te shtoje edhe nje faze te re regjistrimesh ne universitete duke rishperndare kuotat bosh ne universitetet publike. Burime nga kjo ministri bejne te ditur se rishperndarja e kuotave do te kaloje brenda dy javeve ne vijim dhe se do te kete kuota vetem ne ato dege qe cilesohen me interes publik nga qeveria.

Faza e re

Faza e re e regjistrimeve pritet te mbyllet brenda nentorit ne cdo rast perpara nisjes se aplikimeve per sistemin me kohe te pjesshme. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences thane dje per standard se projektvendimi per rishperndarjen e kuotave universitare eshte gati dhe se per pak dite do te kaloje ne qeveri per miratim me shume gjasa te merkuren e ardhshme.

Rishperndarja e kuotave eshte bere duke favorizuar kryesisht deget qe cilesohen si interes publik duke vendosur theksin ne Teknologjine e Informacionit dhe ne Mesuesi nderkohe qe jane menjanuar deget me shume te preferuara si Mjekesia Drejtesia Shkencat Sociale apo inxhinierite kryesore.

Per keto dege do te aplikojne vetem studentet qe nuk jane shpallur fitues deri me tani dhe me te miret e tyre do te regjistrohen me pas ne deget e universiteteve publike. Pervec kesaj maturantet do te kene shans edhe me kuotat part-time qe per kete vit do te jene me te shumta se vitet e kaluara.

8130 kuota per part-time

Nje shans tjeter qe u rezervohet jofituesve eshte sistemi me kohe te pjesshme. Nje dite perpara nisjes se vitit te ri akademik pra kater dite me pare ministri i Arsimit z. Myqerem Tafaj uroi dje studentet dhe profesoret duke ngushelluar edhe te gjithe ata qe nuk kishin arritur te fitonin nje te drejte studimi per te cilet do te miratohen 8130 kuota per sistemin me kohe te pjesshme.

Qeveria planifikon rreth 8130 studente me kohe te pjesshme per studimet universitare Bachelor. Kjo do te thote se me kete numer kuotash qe ka miratuar qeveria per universitetet publike mbi 70 e maturanteve qe kane perfunduar me sukses Maturen Shteterore kane mundesi reale per te vijuar studimet universitare ne universitetet publike me kohe te plote ose te pjesshme - tha ministri Tafaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›