Prof. Paparisto, kirurg dhe mësues shembullor për breza të tërë
10/01/2011 Kush do të bëhet kirurg, nuk duhet të kursej djersën dhe përkushtimin pa orar
Profesori ynë i dashur, Ferdinant Paparisto, sot, mbush 10 vjet nga koha që u nda nga jeta, në moshën 81-vjeçare. Për të mund të shkruash dhjetëra-dhjetëra faqe, sepse jeta e tij si mësues, mjek dhe si njeri për ne, ish-nxënësit e tij, është e pafundme.
Ai mbetet idhull për kirurgët dhe kirurgjinë shqiptare. Dua të kujtoj dy fjalë të mjekut Anton Cehov, i cili, ndër të tjera, thotë: “Talenti më i çmuar dhe më i rëndësishëm në jetë është talenti i të qenit njeri”. I tillë ishte dhe Ferdinant Paparisto. Ai i përket plejadës së mjekëve atdhetar, të cilët lanë bankat e studentëve në universitetet e Evropës dhe u kthyen në Shqipëri për të luftuar kundër fashizmit, deri në çlirimin e vendit. Por ai asnjëherë nuk hoqi mendjen për të vazhduar mjekësinë dhe ato vite që la përgjysmë në Universitetin e Padovës të Italisë. Ai vazhdoi në Rusi dhe i mbaroi në Moskë, në vitin 1948. Ai vazhdoi të organizojë punën fillimisht në formimin e qendrës së dhurimit të gjakut pranë spitalit të Tiranës, por në të njëjtën kohë vazhdoi të jetë kirurg siç kishte filluar në Moskë, pranë profesorit, kirurgut të shquar, Bukalev, të cilin ai na e përmendte gjithmonë në thënien e madhe kuptimplotë: “Kirurg i mirë është ai që nuk matet me numrin e operacioneve, por ato që operon i argumenton dhe i shëron... ”. Si nxënës dhe koleg i të madhit Shiroka, në Tiranë, profesor Paparisto, iu vu rrugës për ta çuar kirurgjinë shqiptare dhe për këtë ai ishte entuziast i madh. Edhe tani, pas 52 viteve, ne me admirim e kujtojmë largpamësinë e madhe të këtij shkencëtari dhe mësuesit tonë. Ferdinand Paparisto është i pari pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, qysh në themelimin e tij në 1952, në Katedrën e Kirurgjisë së Fakultetit. Ai ishte themelues dhe drejtues i katedrave të kirurgjisë speciale dhe të urologjisë, derisa doli në pension. Klinika e urologjisë sot, me të drejtë, mban vulën e themeluesit të saj, të profesor Ferdinad Paparistos. Ai me maturi dhe kompetencë përgatiti shumë kuadro dhe kirurgë që punuan dhe punojnë në të gjithë vendin, duke ngjitur kirurgjinë dhe urologjinë në nivelet bashkëkohore. Është meritë e tij e pamohueshme që shumë kirurgë dhe urologë, të cilët kanë pasur si mësues të tyre Ferdinand Papariston, sot kanë mbrojtur doktoratat në fusha të ndryshme të kirurgjisë dhe urologjisë. Ai ishte shumë progresist dhe i ndihmonte dhe respektonte të rinjtë, kur tek ata shikonte një perspektivë, interes të veçantë për kirurgjinë. Shpesh ai na thoshte një thënie arabe të vjetër: “Një njeri i ndershëm mund të gëzohet kur studion teorinë e artit mjekësor, por ndërgjegjja e tij nuk do ta lejojë atë të merret me ushtrimin e profesionit të mjekut, sado të gjera të jenë njohuritë e tij, në qoftë se nuk ka mbaruar për mjek”. Këtë ai e kishte si parim gjithnjë na këshillonte që, në radhë të parë, të ishim njerëz me tolerancë, ndërgjegje dhe humanizëm për ti shërbyer të sëmurit. Të gjitha këto ai i kishte të shkruara në ballin e tij, sepse gjatë 30 viteve që kemi ndenjur bashkë, nga goja e tij nuk dëgjuam asnjëherë fjalë të keqe, por këshilla, mendësi, intuitë diagnostikim dhe na jepte kurajë në ndërhyrjet kirurgjikale. Ai nuk e kishte për gjë të na asistonte ne të rinjve në operacionet e para dhe për më tepër asnjëherë ai nuk ishte xheloz ndaj nesh, por përkundrazi, na jepte dorë të diagnostikonim dhe të mësonim kirurgjinë.
Si themelues i klinikës urologjike të parën dhe të vetme në Shqipëri, ai, së bashku me docentin Simon Eabelin, futën për herë të parë në vendin tonë metoda të reja bashkëkohore në këtë disiplinë. Ai ishte interesuar shumë në kirurgjinë abdominale, sidomos në mjekimin e ulcerave të stomakut, me të drejtë, qysh në fillimet e punës së tij, i madhi Shiroka pa tek ai një të ardhme të kirurgjisë dhe e përkrahu pa u kursyer me metodën e mbylljes në formë kërmilli të duodenit në sëmundjet e ulcerës. Dhe është fakt se ai, gjatë gjithë karrierës, nuk pati asnjë komplikacion mbas kryerjes së këtij operacioni. Në këtë shkrim nuk mund të përmendësh shumë të tjera të përdorura nga ai gjatë viteve të punës, kur punonte dhe jetonte me ne. Bashkë me të gjithë kirurgët e rretheve, studiuan temë qeveritare mbi gurët e veshkave në të gjithë Shqipërinë, materialet e të cilave i paraqitën në Konferencën e Parë Mjekësore. Profesor Paparisto është një figurë e shquar e mjekësisë shqiptare dhe atë traditë të familjes së tij elbasanase ( nga familja dolën vetëm biologë, muzikantë dhe mjekë, gjë që flet për një familje humaniste) e ruajti deri në fund të jetës së tij, duke gëzuar respektin e studentëve, mjekëve, popullit dhe pacientët e tij në të gjithë vendin. Kudo ku shkoi profesor Paparisto, në klinika evropiane dhe kongrese të ndryshme të kirurgjisë, ai paraqiti me dinjitet përvojën e kirurgjisë shqiptare dhe të rejat që merrte na i përcillte ne në klinikë me dashamirësi dhe kompetencë. Shpesh ai thoshte se “Në kohën e lirë, t`i shërbesh një njeriu, është virtyti më i madh, është një detyrë që ti si mjek i ke dhënë vetes, sepse këtë ne e kemi të firmosur në ballë nëpërmjet betimit të Hipoktratit. “Në marrëdhënie midis kolegeve ai mbeti një shëmbëlltyrë e tolerancës dhe dashamirësisë. Të gjithë kirurgët dhe mjekët e tjerë si P.Gacja, Y.Popa, P.Bitri, F.Hoxha, XH.Kurti, LL.Ziçishti, S .Capeli, A.Andrea, M.Derrasa, B.Elezi, S.Dede, P.Boga, P.Cina. H.Rusi, J.Adhami, B.Preza, E.Qirko, P.Milo, V.Toto e dhjetëra të tjerë, që jetojnë gjithmonë flasin fjalët më të mira për këtë njeri të shquar të mjekësisë. Gjithashtu, profesor Paparisto kishte marrëdhënie shumë të mira edhe me personelin e mesëm mjekësor ku gëzonte një respekt të dyanshëm. Ai respektonte në mënyrë veçantë infermieret H.Ceka, N.Keta, R.Troci, V.Titani, M.Caci, G.Mezini, T.Minga, R.Lleshi, A.Llaha, L.Gjinikasi, S.Pasholli, J.Konti etj... e shumë të tjerë, të cilët i donte dhe ata çdo fjalë të tij e kishin si simbol të shërbimit ndaj të sëmurit. Ne na kujtonte gjithmonë: “Kirurgjia, thoshte Paparisto, është një art i bukur dhe më vete, por që kërkon sakrifica, mund e djersë, prandaj ai që do të bëhet kirurg, duhet të ketë parasysh mirë, se mund të qëndrojë net e ditë të tëra në spital pa shkuar në shtëpi dhe më në fund mund të shpërblehet me shpëtimin e një jete, kjo është më esenciale dhe më e domosdoshme e të qenit kirurg. Ai me të drejtë e quajti themeluesin e kirurgjisë dhe gjinekologjisë shqiptare doktor Osman Jonuzin si babanë e kirurgjisë shqiptare. Duke vlerësuar shumë punën e këtyre mjekëve të shquar të vjetër, gjithnjë na kujtonte Osman Jonuzin, Syria Pojanin, Ruzhdi Bobratin dhe mjekët e mëvonshëm, si V.Laboviti, S Treska, F Shiroka, J Koliqi, dhe mjekët e tjerë si Kërçiku, Tartari, Kristidhi, Theodhosi, F.Spahiu, B. Zyma e shumë të tjerë, të cilët kanë kontribuar në zhvillimin e mjekësisë shqiptare. Ishte një pedagog i shquar dhe kërkonte me çdo kusht që studentët që pas vitit të tretë të merrnin një drejtim të caktuar, sipas dëshirave dhe aftësive të tyre. Ai insistonte që të forcoheshin shumë rrethet shkencore të studenteve sipas specialiteteve. Ai së bashku me Petrit Gacen dhe Fiqiri Bashën, hapen për herë të parë një fakultet në rrethin shkencor të kirurgjisë së studentëve ku së bashku me ta filluan të kryejnë disa operacione eksperimentale me kafshë.
Puna e tij në kirurgji, siç e kam theksuar edhe më sipër, është e pafundme dhe është një nder i madh për ne brezin e sotëm që kemi pasur si mësues Ferdinand Papariston, i cili bëri ç`është e mundur për të zhvilluar kirurgjinë shqiptare, duke përgatitur kuadrot e reja.
Sot, ne ndjejmë me hidhërim të madh humbjen e profesorit tonë nga zemrat tona, sepse e përsëris dhe njëherë, shumë ndërhyrje kirurgjikale që kanë shpëtuar jetë njerëzish, në të cilat ka shkëlqyer mjeshtëria e lartë e kirurgut, mbahen mend në jetën e tij dhe mbajnë vulën e të madhit Paparisto.