Goditet automafia
Gjatë një aksioni të përbashkët policor, si pjesë e aksionit për luftimin e automafisë, në disa qytete të të dy entiteteve të Bosnje e Hercegovinës të hënën paradite janë arrestuar mbi 30 njerëz.
Që nga ortë e hershme të mëngjesit të së hënës, në disa qytetet të BeH filloi realizimi i njërit prej aksioneve më të mëdha të përbashkëta policore në vend, në kuadër të të cilit janë bastisur disa dhjetëra lokacione.
Qëllimi i aksionit është zbulimi dhe procedimi penal i grupeve të organizuara kriminale në disa qytete të Beh, të cilat merren me falsifikimin e dokumentacionit, me vjedhjen veturash, dhe me stërshitjen e tyre të mëtejme ose me çmontimin e tyre në pjesë, si dhe me veprime të tjera të jashtëligjshme.
Në këtë aksion, i cili filloi të realizohej pas disa muajsh hetimi, u përfshinë disa qindra policë të disa agjencive policore në BeH. (Nga agjencitë)