Per pese leke u shit trashegimia

Qendra Kombetare e Inventarizimit te Pasurive Kulturore ben bilancin e 15 vjeteve qysh nga krijimi me 95 problematike jane pasurite qe zoterojne komunitetet fetare dhe koleksionistet e paidentifikuar
Duhet urgjentisht nje vendim qeverie per te ndryshuar cmimet e objekteve qe kane pasaporte trashegimie. Pas 20 vitesh ndare nga diktatura objektet e kartelizuara tashme ne regjistrin e pasurive kombetare vazhdojne te mbajne cmimet e kohes se Enverit. Shpata e Bajazitit per shembull ka vleren e 500 lekeve te vjetra nderkohe qe nuk llogaritet ne euro po te dale jashte kufijve.
Kjo mund te kete qene nje nga arsyet qe ish-institucionet e Akademise se Shkencave raportonin rrjedhje te medha pasurish dhe askush nuk ka mbajtur pergjegjesi ose eshte penalizuar per kete
Ndonese i quan vezhgime te fundit Izet Duraku drejtori i Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore konstaton se po rrezikohen vlerat e trashegimise sone per shkak te cmimeve shume te uleta sesa vlera reale e objekteve te inventarit. Te njejtat cmime kane mbetur te asaj kohe kjo praktike nuk frenon abuzimin perkundrazi nxit vjedhjen. Rivleresimin e objekteve te inventarit ka ndodhur vetem kur ka levizur objektet. Nuk ka mekanizma per te ndryshuar por duhet disa detyrime ligjore per te parashikuar kete gje. Rivleresimi duhet te behet me nje vendim te keshillit te ministrave. Vleresimi i tyre i shpejte eshte i domosdoshem.
Por perballe kesaj situate dje ne Ministrine e Kultures specialiste te monumenteve jane mbledhur me shume per te festuar 15-vjetorin e krijimit te Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurise Kulturore. Mes nje bilanci pozitiv dhe atij negativ gjithmone peshorja rreh te problematika. Kjo qender eshte krijuar me 1995 dhe ka pasur dy drejtues ne historine e saj Dashnor Kokonozin dhe Koco Gjipalin. Por profili i kesaj qendre pranohet se u kristalizua pas vitit 2000 me pajisjen me pasaporta te objekteve si dhe vendosja mbi baza ligjore.
Me kalimin nga diktatura ne demokraci u shkaterrua nje pjese e dokumentacionit dhe skedat me te dhenat shkencore qe coi ne veshtiresi per gjetjen e objekteve te humbura dhe rikthimin e tyre ne atdhe - tha Duraku.
Krijuar me lsquo95 nisi punen me kartelizmin e rrjetit muzeor dhe deri ne vitin 2001 u perdoren kartela te thjeshta. Me lsquo99 u hartua projekti per nje sistem te informatizuar ne 2000 projekti u rishkrua per te krijuar rrjetin kombetar per te kontrolluar me me lehtesi levizjen e objekteve. U krijua nje kartele tip qe administrata e larte te kishte informacion te shpejte per njohjen e trashegimise. Disa lloje te trashegimise u pajisen edhe me logjistiken e nevojshme deri ne aprovimin e ligjit per trashegimise ku problemi me i madh sipas Durakut ishin pronaret qe zoteronin pasurite. Faza e tanishme prej 2005-s po perfshin katalogimin per kthimin ne anglisht te kartelave te objekteve te humbura dhe kartelizimin e institucioneve fetare private dhe te Qendres se Studimeve Albanologjike.
Nje katalog me vete eshte i objekteve te humbura ku pasqyrohen kartelat e objekteve te vjedhura nga viti lsquo91 e deri sot qe sipas Durakut jane nxjerre nga te dhenat e policise te raportuara te tilla nga institucionet ku perfshihen rreth 2195 pjesa me e madhe e te cilave eshte pa dokumentin e nevojshem shkencor per tu identifikuar.
Deri me 2003 mungonte ligji dhe kishte neglizhence per te mos zbatuar ligjin nga drejtues te institucioneve shkencore ne varesi te ish-Akademise se Shkencave per katalogimin te objekteve arkeologjike dhe etnografike.
Por drejtori i Qendres Kombetare te Inventarizimit tregon se ne disa monumente te kultures mungojne te dhena perkatese te objekteve brenda muzeve te tyre ikonostase mbishkrime e gure varresh etj. Nga keto shqetesime Duraku thote se ka kerkuar nga ministria nje kopje elektronike te dokumenteve arkivore te Institutit te Monumenteve te Kultures nje kopje elektronike te projekteve te restaurimit dhe nje kopje elektronike te regjistrimit te inventarit te brendshem dhe objekteve te monumenteve. Kjo mase do te mbroje nga denatyrimet e mundshme sigurine e ruajtjes dhe do pasqyroje ne vijimesi gjendjen reale.
Deri tani Duraku ka raportuar se ne nje kohe kur ka perfunduar regjistrimi ne rrethet muzeore galerite dhe parqet regjistrimi i koleksioneve private ka mbetur ne fillime. Ka mungese kulture te poseduesit privat sepse nuk dine vlerat. Nderkohe qe me shume se 50 koleksioniste nga Kruja Tirana Shkodra etj. kane regjistruar dhe jane gati te funksionojne si muze privat.
Tregu informal ekziston. Ligji shkelet nderkohe qe thuhet se per pasurine private nuk ka sanksione te caktuara. Cfare pritet te ndryshoje ne gjithe kete situate dhe ne bilanc me te raportimet e sotme Duraku nje barre ia le dhe medias duke u justifikuar se nuk kane mjete te mjaftueshme financiare per te sensibilizuar popullaten per regjistrimin e pasurive.
Z. Duraku ka dy balance ne kete raportim te punes 15-vjecare te qendres negative dhe pozitive. Cfare eshte problematike ne pasurine e regjistruar nga qendra ndersa pozitivet u thane ne fjalim tuaj
Problematika eshte per sa i perket regjistrimit dhe katalogimit te pasurive private. Ne jemi ne fillime. Pasuria eshte sot ne zoterim te komuniteteve fetare me te cilet ne po punojme shume mire. Por ka dhe pasuri ne zoterim te koleksionisteve te krijuesve por edhe personave e individeve te vecante te cilet jane akoma te paarritshem nga ne ndonese te detyruar nga ligji per ti regjistruar keto pasuri. Natyrisht ne nuk mund te dalim dere me dere per kete por nuk kemi mundesi. Ja kjo eshte mundesia qe na jepet komunikimi me mediat. Mediat jane te rendesishme ne kete proces. Ndersa katalogimi ka te beje me regjistrimin e tyre qe eshte pa asnje lloj kostoje por i sherben thjeshtes ruajtjes se tyre moscenimit te identitetit te vleres qe zoterojne keto objekte.
Ju thoni mediat por sa eshte investuar per sensibilitetin dhe rendesine e kesaj pasurie qe te krijohet nje ndergjegje tek koleksionistet apo individi qe ka ne dore nje objekt me vlere
Sa here na eshte dhene rasti ne kemi komunikuar por natyrisht media eshte e interesuar ashtu sic e shtruat ju interesohet kur ndodhin ngjarje jo per zhvillime pozitive por negative.
Media nxjerr problematiken po shteti cfare ben po ju kerkojme pergjigje per detyrat tuaja si institucion...
Per krijimin e nje fushata publicitare sensibilizuese ne nuk i kemi mundesite sepse institucioni yne nuk i ka mjetet e duhura per nje fushate serioze. Pa dyshim kemi nevoje per kete. Me dashamiresi me miq me bisedahellip
Ju mendoni se trashegimia mbrohet me dashamiresi e me miqhellip apo duke praktikuar e zbatuar ligjin per ti dhene siguri koleksionistit Pasi dihet tani pasiguria qellimet trafikantehellip
Po ekzistojne qellime trafikante tek nje pjese koleksionistesh te cilet shpresojne qe mund ti kalojne keto objekte pa regjistruar te cileve tashme u eshte nderprere rruga dhe natyrisht ekzistojne rruget e paligjshme larg institucioneve doganore apo larg kufijve etj. qe konsiderohen se kalojne permes kufirit te gjelber ose kufirit ilegal. Kalimet ilegale gjithmone nuk mund te ndalohen. Por ligjerisht asnje objekt nuk mund te kaloje pa lejen perkatese te qendres pa lejen e ministrise se kultures kur vepra apo objekti ka vlera unike te trashegimise kulturore.
A keni ndonje shifer te sakte se cfare pasurie posedojne koleksionistet dhe cfare eshte jashte regjistrimit
Koleksionistet qe njohim i kane regjistruar objektet e tyre. Deri tani numerohen rreth 50 koleksioniste dhe nje pjese e tyre jane gati te hapin muzete e tyre private dhe jane shume serioze. Po e nis me muzeun Mezuraj qe ka regjistruar tek ne me mijera objekte jane shume serioze dhe e dine vleren e regjistrimit sepse u sherben ne radhe te pare ruajtjes se ketyre objekteve. Ne rast se humbet vepra kerkohet ne bashkepunim me Interpolin. Ka nje polici pikerisht per trafikimin e veprave te artit ne Itali por ne akoma nuk e kemi. Ne kemi sektore te antitrafikut ne Ministrine e Brendshme por nuk kemi akoma sic ka Italia nje karabinieri te posacme qe gjurmon dhe ndalon te gjithe ata qe trafikojne vepra arti.
Eumlshte ngritur ndonjehere si ceshtje kjo ju vete keni bere ndonje presion qe te ngrihet si ne Itali policia e posacme per antitrafikun e veprave
Natyrisht ne Itali behet fjale per miliona e miliona vepra tek ne akoma nuk eshte nje shifer e tille dhe mbase nuk i kemi mundesite qe te kemi nje polici te vecante ne ruajtjen e kesaj trashegimie. Natyrisht jane krijuar struktura me te vogla ne perputhje aq sa jemi ne. Dhe ky bashkepunim eshte gjithnje ne rritje.
Pasaporta e nje objekti vazhdon te jete telegrafike emri data viti dhe vetem kaq. A ka nisur ndonje proces per ti pajisur objektet me dosje historine pasi kemi vene re ne disa muze te vendit mungon dokumentacioni historik
Po punohet per shkencorizimin e ketyre kartelave per plotesimin e tyre dokumentuese me te dhena shkencore e historike. Nje pjese e objekteve etnografike nuk kane kushedi se cfare historie. Per shembull nje pale opinga nuk ka histori e kjo varet pra edhe nga objekti. Por objektet e mirefillta monumentale arkeologjike kane pa diskutim nje bibliografi te plote shkencore.
Mediat e kane ngritur si problem qe vlera financiare e objekteve vazhdon te ruaje vleresimin qysh nga koha e Enverit. Dime qe eshte nje kerkese per rivleresimin e tyre por kur do te ndermerret konkretisht reformimi i kesaj situatehellip kur tashme dime se jane vjedhur objekte pa fund dhe eshte mbuluar abuzimi
Kjo kerkese eshte ne axhenden e Komitetit Kombetar te Muzeve dhe nga mbledhja me e fundit pikerisht ky problem do te diskutohet dhe shpresoj qe te behet nje vendim i posacem i keshillit te ministrave i cili te sanksionoje detyrimin qe keto pasuri permes komisioneve te vecanta te marre vlera reale. Po te bejme kerkime fjala vjen per nje shpate analoge ne nje muze te huaj nuk kushton sa eshte ketu 2 mije leke te vjetra por 30 mije euro. Eumlshte goxha ndryshim i madh ne kete rast shtohet pergjegjesia e poseduesve per vlerat qe kane shtohet edhe kujdesja e ruajtja e tyre sepse nuk eshte nje lloj te ruash vlera qe kushtojne fare pak dhe vlera qe llogariten ne miliona euro.
A eshte marre ndonje mase deri tani per institucionet ne inventaret e te cileve ka rezultuar humbje te ketyre objekteve me pese leke vlera
Mbase prandaj eshte mbajtur e ruajtur kjo vlere mjaft e ulet per ti shpetuar penaliteteve dhe pergjegjesive. Kete e kemi denoncuar vazhdimisht. Keto kane ndodhur dikur ne institucionet qe ishin ne varesi te Akademise se Shkencave dhe kjo akademi qe kishte dhene kontribut per hartimin e ligjeve ishte e para qe nuk zbatonte ligjin per trashegimine kulturore.
Ju thate se problem jane koleksionet private ne fakt nje problem i madh mbeten edhe regjistrimi i objekteve ne institucionet shteterore. A eshte kryer kjo
Une theksova me lart te koleksionisteve private qe nuk njihen. Ndersa per institucionet shteterore ka filluar tani qe jane Qendra e Studimeve Albanologjike. Jane rreth 80 mije objekte ne varesi te QSA-se ketu perfshihen gjithe pasuria arkeologjike.
Sa objekte jane regjistruar gjithsej qe rezulton si pasuri e trashegimise kulturore
Ne kemi regjistruar deri tani rreth 72 mije objekte. Kjo eshte mund te jete nje shifer e kenaqshme per kushtet e vendit tone ne rast se keto jane vertet vlera te trashegimise kulturore ne nje regjister kombetar pasi mund te kete edhe vlera lokale vlera qe nuk mund te dalin me vone nga nje seleksionim nga kjo liste. Si vend i vogel qe jemi kjo eshte nje shifer e konsiderueshme. Por nuk kam asnje te drejte te spekuloj sa mund te jene ne duart e privateve por ne duart e familjareve nuk mund te thuhet.
Nga inventari i deritanishem prej 15 vitesh sa eshte shifra e objekteve te zhdukura
Jane 2195 objekte te zhdukura. Eumlshte e sigurt qe jane me shume ku bashke me objektin eshte zhdukur dhe dokumentacioni. Kjo do te thote qe ai qe e ka vjedhur nuk ka qene pa mend per te zhdukur gjurmet.
Ka penalitete me ligj per keto raste cilat jane
Natyrisht qe ka duke pasur parasysh qe vlera e inventarit te tyre ka qene nje shifer parash qesharake pese leke te vjetra merreni me mend nese e hap prokuroria apo jo kete ceshtje.
Kjo do te thote se vete shteti institucionet kane vjedhur
Edhe ben vaki se eshte si puna e koprracit qe kapte doren e vet e thoshte qe paskam vjedhur vete parate.
Cfare kriteresh duhet te permbushe nje objekt per tu regjistruar si vlere prane qendres
Kriteret jane te percaktuara ne ligjin per trashegimine. Bie fjala per objektet etnografike kriter jane vitet qe duhet te kaloje 70 vjetet. Edhe nje fotografi po e kesaj kohe mbishekullore ka vlera te vecanta varet pastaj nga lloji i mjetit veshjes etj. Por keto jane vlera per tu ruajtur dhe eshte konstatuar se familjaret i mbajne ne vende shpesh te papershtatshme. Ne rast se keto do te ruhen te pakten ne do kemi te ruajtura imazhet cilesine motivet ngjyrat etj. etj.