E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindje me shi kur mund te udhetoni

Festat fundjava me shi moti i renduar. Shmangia e problemeve ne udhetim

Shiu nuk do te ndalet as ne ditet e festave duke u rikthyer ne kete te premte Krishtlindjesh pergjate gjithe fundjaves dhe fillimit te javes se ardhshme. Per te gjithe ata qe kane planifikuar udhetime jashte me rastin e kesaj feste te mos deshperohen pasi meteorologet parashikojne se moti do te kete permiresime gjate dites.

Parashikimi

Mot premtues me diell do te vazhdoje te jete pergjate dites se sotme dhe te neserme. Per te gjitha ata qe kane planifikuar te udhetojne moti do te jete ne anen e tyre pasi keto dy dite do te jene me diell ndersa mjegulla as nuk do te ndihet. E merkura dhe e enjtja do te jene edhe dite me diell dhe temperatura te larta duke arritur deri ne 17 grade celsius. Darka e se enjtes dhe mengjesi heret i se premtes eshte gjithashtu ne favor te te gjithe atyre qe kane vendosur te udhetojne me rastin e Krishtlindjeve. Sipas meteorologeve moti do te jete pak me mjegull por probabiliteti per te rene shi eshte vetem 10 per qind. Situata meteorologjike do te ndryshoje krejtesisht gjate dites se premte gjate se ciles do te mbizoteroje reshje shiu me nje intensitet mesatar te cilat do te jene me te konsiderueshme ne zonat malore. Keshtu do te kete fuqizime te vranesirave duke risjelle shira ne te gjithe territorin shqiptar. Edhe dita e shtune parashikohet te jete me shira me intensitet mesatar. Nderkohe dita e diel do te dobesoje ndjeshem shirat. Nga java ne vazhdim pritet qe shirat te largohen gradualisht nga i gjithe territori.

Temperaturat

Por nese reshjet e shiut do te jete te pranishme gjate festes se Krishtlindjeve kete fundjave temperaturat do te jene te larta mbi 20 grade celsius. Keshtu duke filluar qe nga vlerat minimale po dhe vlerat maksimale temperatura parashikohet te shkoje dhe ne 22-23 grade celsius ne rang vendi. Nderkohe dita e premte do te sjelle renie me tre grade ne vlerat e mesdites dhe dita e diel parashikon renie. Java ne vazhdim parashikohet te jene masa ajrore te thata dhe te ftohta. Era do te fryje mesatare ne toke ndersa ne det me shpejtesi 35 km/h duke krijuar dallgezim ne Adriatik dhe Jon deri ne kater balle.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›