Reshjet e shiut ngrene nivelin e ujit situata nen kontroll

Niveli i ujit ne zonen e Nenshkodres eshte rritur si pasoje e reshjeve dhe shkrirjes se debores qe erdhi pas ngritjes se menjehershme te temperaturave ne te gjithe vendin
Reshjet e shiut dhe ngritja e menjehershme e temperaturave qe ka sjelle shkrirje te debores kane perkeqesuar edhe pse jo ne menyre drastike situaten e permbytjes ne rrethinat e Shkodres. Per perballimin e situates se emergjencave Zyra e Koordinimit Policor ne Prefekturen e Shkodres ka ndjekur situaten e cila si ne qytet ashtu dhe komunat e permbytura me pare eshte perkeqesuar si rezultat i reshjeve te dendura te nates se parmbremshme. Dy grupe te FNSH-se nje nga Tirana e nje nga Shkodra te planifikuar me sherbim ne Bashkine Shkoder jane ngarkuar per te patrulluar dhe per te ndjekur situaten ne qytet. Aktualisht situata ne qytet per sa i perket nivelit te ujit nuk paraqet probleme. Te gjitha akset rrugore problematike qe jane ne prezencen e ujit mbulohen rregullisht 24 ore me sherbime policie duke mos lejuar kalimin e automjeteve me qellim qe ato te mos rrezikohen - njoftoi Shtabi i Emergjencave. Krahas efektivave te angazhuara me sherbime ne zonat e permbytura me qellim sigurimin e rendit e qetesise publike dhe parandalimin e goditjen e kriminalitetit ne rrethin Shkoder vazhdojne sherbimet e dubluara te policise ne te gjithe territorin. Nderkohe gjendja ne komuna dhe bashki paraqitet sipas shtabit si me poshte
Bashkia Shkoder
Gjate nates situata per sa i perket nivelit te ujerave eshte pothuajse e njejte me ate te nje dite me pare. Vazhdojne te jene ne prezence uji pjeserisht zonat e Livadheve.
Komuna e Ana-Malit
Situata ne kete komune eshte perkeqesuar krahasuar me diten e djeshme niveli i ujit eshte rritur me 10 cm. Aksi rrugor Shkoder ndash Muriqan eshte i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve. Per sa i perket zonave te permbytura vazhdon te jete i permbytur plotesisht fshati Obot ndersa fshati Gorice ka prezence uji dhe kalohet me mjete te larta.
Komuna Bushat
Nuk ka ndryshime te situates duke mos pasur renie te nivelit te ujit. Jane te kalueshme me te gjitha llojet e automjeteve rruget lidhese te Bushatit me fshatrat Mali i Jushit ndash Bend ndash Ura e Gjonlulit ndash Velipoje.
Komuna Berdice
Gjate nates se mbremshme ka patur rritje te nivelit te ujit. Aktualisht akset rrugore nuk paraqesin probleme jane te kalueshme nga te gjitha llojet e automjeteve. Vetem rruga qe lidh fshatrat e komunes Berdice me Velipojen jane te bllokuara nga niveli i larte i ujit ne fshatin Trush i Poshtem. Per te shkuar nga Shkodra ne Velipoje kalohet nga Bushati ndash Bendi i Malit te Jushit ndash Ura e Gjonlulit ndash Velipoje.
Komuna Dajc
Ne fshatin e Dajc gjate nates ka patur ngritje te nivelit te ujit me rreth 15 cm ne fshatin Darragjat ka rritje te ndjeshme te nivelit te ujit rreth 50 cm. Akset qe lidhin komunen e Dajcit me fshatin Mushan dhe fshatin Suka ndash Dajc jane te kalueshme me mjete te larta. Akset rrugore qe lidhin kete komune me komunat e tjera jane te kalueshme me mjete te larta furgone dhe kamione.
Komuna Guri i Zi
Situata ne kete komune eshte perkeqesuar ndjeshem ka patur rritje te nivelit te ujit me rreth 30 cm. Eumlshte mbuluar nga uji perseri fshati Kuc ku me teper uje ka ne lagjen Kasape. Deri ne keto momente fshati Vukatane nuk ka probleme. Nuk ka patur te evakuuar.
Komuna Velipoje
Niveli i ujit nuk ka patur ndryshime ne krahasim me ate te nje dite me pare. Rruget qe lidhin Velipojen me Shkodren jane te kalueshme me te gjitha llojet e mjeteve nga argjinatura e Bishtit te Jukes ndash Ura e Gjonlulit ndash Velipoje. Rruget e komunes me fshatrat perreth jane te kalueshme. Transporti behet vetem nga aksi Bushat ndash Bishti i Jukes bendi i Torovices ndash Velipojes me Shkodren. Aksi rrugor Trush i Poshtem ndash Velipoje eshte i pakalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve.