Për shkak te injorancës jo vetëm ligjore, por edhe thjesht njerëzore
Tom Ridge është betuar para Presidentit në detyrë Xhorxh Bushit, si Sekretari i parë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, më 23 janar të vitit 2003, kur për herë të parë u krijua ai Departament, e jo fill pas 11 shtatorit të vitit 2001, siç lexova në një gazetë proqeveritare.
Kjo nuk është kryesorja. Abuzimi më i madh bëhet me emrin e z.Tom Ridge, duke e paraqitur atë si qëndrim të administratës së sotme amerikane. Pse ?! Sepse në fund të fundit Z. Tom Ridge është një ish-Sekretar i Departamentit të Sigurimit Kombëtar të SHBA-ve. Pra, sot nuk ka asnjë funksion të njohur shtetëror në administratën e Presidentit Bush, i cili po të donte, nuk e pengonte askush ta mbante në atë detyrë, përsa kohë do ta quante të arsyeshme ai.
I vetmi përfaqësues ligjor dhe zyrtar i SHBA-së, që është shprehur hapur në përkrahje të prokurorëve dhe të Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare me shumë se tri herë, gjatë tre muajve të fundit, është zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.