E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Per te hyre ne PS duhet te kesh 2 milione euro"

Ylli Manjani, sekretar i ceshtjeve zgjedhore ne LSI, njeheresh zv/minister i Transporteve, lidhur me ngjarjen e 21 janarit deklaron se prokuroria s'eshte e besueshme, ndersa Presidenti nuk duhet te heshte. Njeheresh ai ka denuar dhe menyren se si Partia Socialiste po reagon pas ngjarjeve te 21 janarit, duke mos marre persiper pergjegjesite. Manjani tha se vetem ne PP beheshin veprime te tilla. Manjani theksoi se PS s'merr pergjegjesi per ngjarjet. Duke deklaruar se kjo parti eshte kthyer ne nje grupim milioneresh, Manjani tha se "per te hyre ne PS duhet te kesh 2 milione euro". Njeheresh nuk ka mundur te qendroje pa goditur dhe organin e akuzes, teksa ka riperseritur ne menyre periodike gjate gjithe deklarimit te tij se "Prokuroria s'eshte me e besueshme", duke nenvizuar se na duhet nje institucion i besueshem. Manjani ka cilesuar jo te mire sjelljen e prokurorise, nderkohe qe nuk kane munguar dhe sulmet ndaj Presidentit te Republikes, Bamir Topi, duke nenvizuar faktin se ne kete situate kreu i shtetit duhet te thote fjalen e tij, si simbol i unitetit te kombit, dhe nuk duhet te heshte per situaten dhe ate cfare po ndodh ne Shqiperi. Nuk eshte hera e pare qe ish-anetari i Asamblese Socialiste, tashme ne forumet me te larte te LSI-se, madje dhe zv/minister ne emer te saj, ka sulmuar Partine Socialiste dhe liderin e saj, Edi Rama, qe sipas tij e ka kthyer partine ne nje parti te milionereve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›