E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Privatizimet, grabitja e radhes

Akuza te forta te kreut socialist Edi Rama, ndaj vendimit me te fundit te kryeministrit Berisha per te nxjerre ne privatizim te gjitha objektet dhe pasurite publike qe kane mbetur. Sipas kreut te PS, qeveria Berisha, me projektin e saj per te privatizuar 1.280 objekte shteterore synon te grabise me tej pasurite e shqiptareve. Ne nje deklarate per mediat, Rama eshte shprehur se kjo grabitje eshte nje arsye me shume qe qytetaret shqiptare te dalin ne proteste me 18 shkurt. "1.280 pasuri te popullit, Saliu deklaroi se do t'i privatizoje, pra do t'i grabise para zgjedhjeve lokale. A ka shqiptar qe nuk e kupton se cfare rendesie ka per ekonomine e tij familjare dalja ne protesten e 18 shkurtit? Njesoj si kusaria qe pa mbare bota, do te behet edhe privatizimi i institucioneve per dhjetera miliona euro", ka deklaruar Rama. Lideri i PS ka nenvizuar faktin se protesta e 18 shkurtit ka si qellim vetem e vetem rrezimin e ketij pushteti kusaresh, qe sipas tij po varferon shqiptaret. "Albpetroli dhe Posta Shqiptare, jane vetem dy nga keto 1.280 pasuri. U degradua INSIG-u. Me 18 shkurt, ne bulevard per te kerkuar dorezimin e bllokut te ndyre te kusarive, qe po shkaterron Shqiperine. Me 18 shkurt ne bulevard per t'u hequr te drejten e firmes kusareve ne pushtet, qe s'kane asnje qellim tjeter pervec grabitjes deri ne palce te Shqiperise", ka pohuar Rama. Sipas tij, ato quhen prona publike te shtetit shqiptar, qe qeveria i administron ne interes te publikut. "Ky privatizim eshte nje banditizem kacakesh, qe kane vjedhur votat pikerisht per te vjedhur Shqiperine. Ja pse beteja jone do vazhdoje me 18 shkurt e me tutje me demonstrata intensive, pa u ndalur. Paqesisht, por vendosmerisht", ka vijuar ai, duke akuzuar kryeministrin se po sulmon opoziten ne menyre barbare. "Kryetari i mazhorances shan dhe fyen si pijanec opoziten, bashke me kryetaren e Kuvendit. Ja pse do te vazhdojme protestat tona",-tha Rama. Sipas tij, qeveria eshte perfshire ne afera qe kane te bejne edhe me OSSH-ne, ARMO-n, Albtlelekomin dhe nje nga dy fabrikat qe kontrollojne miellin e perdorur per buke ne Shqiperi. Rama ka paralajmeruar se PS, kur te vije ne pushtet do te hetoje dhe do te beje transparencen e procesit te privatizimit te 1.280 objekteve shteterore, duke theksuar se eshte ne dijeni per destinacionin e financave te tyre. "Ne neser me keto pasuri do bejme dy gjera: E para, disponojme informacion te konsiderueshem per destinacionin e ketyre pasurive, ku jane nisur shumica e ketyre pasurive qe sot jane te popullit ndersa neser do te kalojne ne duar qe i dime. E dyta, pikerisht sepse ky nuk eshte proces privatizimi, por nje proces plackitjeje, ne do ndertojme nje proces transparence te papare, sapo te jemi ne qeveri. Dhe jo vetem do zmbrapsim cdo proces privatizimi te korruptuar per cdonjeren nga keto pasuri, por do t'i shkojme deri ne fund edhe transparences per burimet e pasurise te cilitdo qe do te marre ne zoterim pasurite e ketij populli permes proceseve te korruptuara. Ketu ka vetem nje lajm te mire se Saliu e kupton qe eshte duke ikur", ka nenvizuar Rama. Duke mos kursyer as sulmin ndaj Ilir Metes dhe ndaj Arben Imamit, te cilet sipas tij sillen ne kete menyre sepse jane te perfshire ne keto pasuri per t'i pervetesuar. "A e kuptoni pak me mire tani qe degjoni per 1.280 pasuri te popullit qe jane bere gati per rrembim nga duart e kusareve te pushtetit, pse ky regjim mbrohet me pushket e Gardes Republikane nga populli i vet? Ja pse beteja jone do vazhdoje ne 18 shkurt e me tutje me demonstrata gjithnje e me intensive, pa u ndalur, paqesisht, por vendosmerisht",-tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›