Prokuroria: T'i hiqet imuniteti, Meta: Topalli ta autorizojë
TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i kërkon kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli të autorizojë menjëherë heqjen e imunitetit pa procedurë parlamentare, që prokuroria të mos ketë asnjë pengim për hetimin.
Reagimi vjen pak orë nga pasditja e djeshme kur Prokuroria e Përgjithshme i kërkuar kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit për dy deputetë: Ilir Metën dhe Dritan Priftin. Shkresa është nisur nga Prokuroria e Përgjithshme, pas kthimit të përgjigjes së ekspertizës amerikane për video-regjistrimin e depozituar nga Dritan Prifti në prokurori, me vullnetin e tij.
Në video ai kishte filmuar ish zv.kryeministrin Ilir Meta tek i fliste për shifra 700 apo edhe për tendera dhe emërime.
Meta thirri gazetarët për një prononcim për shtyp në orën 09.00 të paradites së sotme, (e shtunë) ku deklaroi se “I kërkoj kryetares së Parlamentit, në vazhdim të deklarimit tim për të hequr dorë nga imuniteti të autorizojë menjëherë heqjen e imunitetit pa procedurë parlamentare që prokuroria të mos ketë asnjë pengim për hetimin”.
Ish zv kryeministri përsëriti qëndrimin e tij se video përgjimi ishte “montim televiz” dhe se nuk kishte frikë të përballej me të vërtetën, madje kishte kërkuar prokurorisë “përshpejtimin e hetimeve në lidhje me videon, zvardhjen e së vërtetës në mënyrë që gjithkush të mbajë përgjegjësi. Meta tha më tej se “ky është proces politik sepse është i bazuar mbi akuza politike dhe se ai “nuk kishte frikë të ballafaqohej me ligjin”