E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet e 21 janarit pranga 4 gardistëve të tjerë

TIRANE- Katër gardistë janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Shtetit duke e çuar në gjashtë numrin e të arrestuarve për katër viktimat e 21 janarit.

Mbrëmjen e djeshme prokuroria mori në pyetje për disa orë 6 gardistë, në kuadër të hetimeve për katër vrasjet e ndodhura gjatë protestës së opozitës më 21 janar.´Mes gardistëve të marrë në pyetje ishin dhe Artan Hoxha, shefi i shtabit të Gardës, dhe Dashamir Shehu, shef i njësisë së 2-të operacionale në Gardë. Gazeta Shqiptare informon sot se Shehu dhe Artan Hoxha janë lënë të lirë ndërkohë që janë vënë në pranga, Sadik Çela, 45 vjeç, Agron Malaj, 43 vjeç, Maks Nikolli, 28 vjeç, Gazmend Ahmetaj, 37 vjeç.

Gardistët akuzohen për shpërdorim detyre.

Arrestimi i katër fardistëve vjen pas Agim Llupos, i cili u akuzua direkt për vrasjen e Ziver Veizit, gjirokastritit që u ekzekutua jashtë rrethimit të Kryeministrisë, dhe Alfred Ahmetcenajt. Ky i fundit do të paraqitet sot në Gjykatë për të marrë vlerësimin e masës së arrestit.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›