E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per te shmangur renien, Flamurtarin e pret analiza ne janar

Flamurtari do ta nise fazen pergatitore te dimrit me te dhena kritike. Vlonjatet e kane te veshtire qe te shmangin vendin e fundit ne klasifikim, pas ndeshjes se sotme ne "Loro Borici" te Shkodres. Trajneri Gugash Magani dhe stafi i klubit, do te vleresojne situaten pas perfundimit te pjeses se pare te kampionatit. Klubi ka shprehur bindje, se ekipit i jane plotesuar kushtet dhe ecuria e deritanishme do te behet objekt i disa ndryshimeve. Fituesit te Kupes se Shqiperise, pas eksperiences evropiane, do ta nisin pjesen e dyte te sezonit me ambicie te tjera, pike se pari per t'i shpetuar renies.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›