"Spanjifikimi" i BE dhe pushimet 6-mujore te Ballkanit
Nga Gjergji Vurmo*
Ne fillim te Dhjetorit te ketij viti qeveritaret spanjolle kane intensifikuar (ashtu si cdo presidence e radhes) fushaten e mediatizimit te prioriteteve te tyre si kryesues te Presidences me Bashkimin Europian. Jane dashur ne fakt perpjekje te perqendruara nga ana e Spanjes per kete qellim pasi per here te pare ne historine e BE, nje vendi qe kryeson presidencen e Unionit do t'i duhet te ndaje nje pjese te mire te "privilegjeve" me dy figura institucionale te parashikuara nga Traktati i Lisbones - Presidenti i Keshillit te BE (Herman van Rompuy) dhe Perfaqesuesi i Larte per Politiken e Jashtme (Catherine Ashton). Sigurisht qe kalimi nga sistemi i "i vjeter i Nices" ne sistemin e ri te "Lisbones" gjithsesi nuk kish per te qene i lehte, por per Presidencen spanjolle kjo do te jete edhe me e nderlikuar nese kemi parasysh se Spanja ka vendosur te shenoje nje rekord te nivelit Guinness, me rreth 10 samite te nivelit te larte....ne vetem 6 muaj kohe.
Ashtu si per cdo Presidence te radhes se BE, interesimi per prioritetet e saj eshte mjaft i larte por ne rastin e Presidences spanjolle, besoj se per cdo "ballkano-perendimor" interesimi eshte motivuar jo thjesht per shkak te "boom-it te samiteve" apo theksit te spanjolleve tek marredheniet me jashte. Perkundrazi, interesimi vjen vecanerisht per shkak te faktit se kjo periudhe ka shenuar nje seri hapash paralele nga ana e vendeve te Ballkanit perendimor ne kuader te proceseve respektive integruese te cilat pritet te materializohen ne vitin e ardhshem - aplikimet per anetaresim nga Mali i Zi, Shqiperia dhe (se fundi) Serbia, proceset e tyre me pyetesoret e KE dhe eventualisht, rezultati final (opinioni i KE); vendimi per anetaresimin e Kroacise; vendimi per hapjen e negociatave me Maqedonine dhe fillimi i tyre; liberalizimi i vizave me vendet e tjera te Ballkanit (Bosnja, Shqiperia, Kosova); apo mbeshtetja per njohjen e Kosoves etj.
Dhe me gjithe keto zhvillime ne rajon, askush nuk do te zhgenjehej nga Spanja nese ajo do te perfshinte nje fokus te vecante tek Ballkani ne prioritetet e Presidences. Madje edhe vete euroskeptiket do te ishin 'justifikuar', mbase duke thene - "tek e fundit, me gjithe kete boom zhvillimesh s'kemi cbejme....dicka u duhet thene ballkanasve." Por jo, spanjollet mesa duket vendosen te mos na sikletosin ne ballkanasve per te kerkuar pergjigje (ndaj aplikimeve, kerkesave, vizave etj.) dhe as te vene ne pozite "euroskeptiket" qe te ster-mendojne justifikime.
Prioritetet e Presidences spanjolle bazohen ne kate boshte kryesore: 1. Punesimi dhe ekonomia (mese e kuptueshme pas krizes financiare); 2. Zbatimi i Traktatit te Lisbones (gjithashtu i rendesishem ne kete vit te pare te traktatit); 3. Te drejtat dhe lirite e qytetareve te BE (ose, Citizenship); dhe 4. Ceshtjet e politikes se jashtme.
Kjo e fundit (Marredheniet e Jashtme) zakonisht perben shtyllen ku "lakohet" Ballkani, me te mirat dhe te keqijat e veta. Por, mesa duket koncepti i "zgjerimit" per prioritetet spanjolle eshte bazuar ne kuptimin gjeografik te termit duke krijuar nje axhende 6-mujore te Presidences "tejet te jashtme" (sic e pershkruan ne fakt nje zyrtar i larte spanjoll). Gjate presidences se vet Spanja do te organizoje nje seri samitesh si ai BE - SHBA, BE - Rusi, BE - Kanada, Samiti i Mesdheut, BE - Amerika Latine dhe jo vetem kaq....madje edhe nje samit te vecante BE - Marok. Per hir te se vertetes, Maroku eshte nje partner i rendesishem ekonomik per Spanjen, nderkohe qe dihen lidhjet tradicionale te ketij vendi me Ameriken latine. Kjo ne fakt e justifikon deri diku kete "spanjifikim" te axhendes Europiane, pasi ne thelb ky eshte edhe qellimi i rotacionit te presidences - te sjelle nje perspektive dhe input te ri ne axhenden e BE bazuar ne perqasjen e vendit anetar respektiv. Megjithate, ky eshte thelbi i rotacionit te presidences por jo i axhendes se BE, e cila duhet te harmonizoje interesat dhe nevojat e perbashketa te ketij grupi shtetesh, si brenda vetes ashtu edhe ne marredheniet me te tjere.
Nese kemi parasysh angazhimin pa asnje ekuivok te Unionit ndaj perfshirjes se Ballkanit perendimor ne BE, prioritetet e presidences spanjolle ne kuader te politikes se jashtme duket se reflektojne kryesisht "deshirat spanjolle" dhe jo domosdoshmerisht axhenden e BE, sidomos ne kontekstin e kesaj periudhe zhvillimesh te rendesishme ne Ballkan. Sigurisht qe dialogu dhe partneriteti me aktoret globale (SHBA, Rusi) eshte i rendesishem per Unionin, por Ballkani prapeseprape nuk mund te mbetet periferik nese kemi parasysh edhe interesat / influencen e super-fuqive ne kete rajon. Kuptueshem, dialogu i Mesdheut eshte i rendesishem per BE dhe vete Spanjen, por serisht, po aq i rendesishem eshte edhe procesi i stabilizim-asocimit dhe interesat e rajonit. Mese e drejte eshte qe te kerkohet nje zgjidhje finale ne Lindjen e Mesme (konflikti palestino-izraelit) por a nuk eshte imediate edhe nevoja per te mbeshtetur shtetin me te ri europian....Kosoven?
Mesa duket, Presidenca spanjolle ka vendosur te fokusohet tek thelbi i "rotacionit". Le te shpresojme se thelbi i "axhendes europiane" do te reflektohet tek prioritetet e vendeve te tjera te Troikes (Belgjika dhe Hungaria).
Deri atehere, "pushime" te mbara, Ballkan!!!
* Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim