E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolonia, sot ne presionin e fitores

Apolonia do te prese Skenderbeun e Korces ne "Loni Papuciu". Trajneri i fierakeve, Hasan Lika eshte duke llogaritur nje fitore, qe do te ngjise ekipin serish ne pozitat e kryesuesve. Apolonia eshte mundur 4-1 ne "Qemal Stafa", duke marre nje goditje te forte, ne permbushje te synimit final. Ekipi fierak pretendon qe te arrije nje nga tre vendet e para, ne fund te gares dhe duhet te perballet me Tiranen dhe Besen, qe ndodhet aktualisht ne ndjekje te Dinamos. Pas humbjes se pesuar ne ndeshjen direkte me Tirane, Apolonia do te ktheje ne epersine e saj ndeshjet direkte me ekipet e tjera rivale. Keshtu, nese Apolonia do te fitoje ndeshjen direkte ndaj Beses, qe do ta prese ne fund te fazes se dyte te kampionatit, flitet me optimizem ne realizimin e objektivit nga ana e stafit drejtues. Mundesia e permbushjes se objektivit shihet e realizueshme. Ne Kavaje, fieraket barazuan pa gola ndaj edhe trajneri Hasan Lika komentoi humbjen e fundit me Tiranen, si nje mundesi te humbur, por vetem ne nje ndeshje. Lika permendi sfidat e radhes, ku theksin e ka vene ndaj Skenderbeut, ekipi qe i eliminoi fieraket ne kupe. "Do te kerkohet maksimumi i mundshem nga grupi, per t'iu rikthyer pretendimeve tona", - sqaroi Lika. "Ekipi mund te kishte shmangur humbjen e thelle ndaj Tiranes, por jemi duke para per ndeshjet e se ardhmes", - perfundon Hasan Lika.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›